Plehërat spitalore, rrezik për banorët përreth
Mbetjet spitalore të qendrës Nënë Tereza, po helmojnë zonën rreth farmacisë numër 10 në kryeqytet. Të gjitha plehërat e këtij kompleksi spitalor digjen në një godinë pranë godinës së onkologjikut, ndërkohë që shkarkimi i gazrave të tyre derdhet drejtpërsëdrejti në ambjent. Mes ageve, fashove dhe flakoneve të konsumuar të gjakut, aty digjen edhe mbetjet e ndryshme njerëzore të operacioneve kirurgjikale. Banorët e kësaj zone janë të kanosur nga rreziku i elementëve toksikë dhe të dëmshëm që krijohen pas reaksionit kimit të diegies së plehërave të këtij spitali. Akoma më fatkeqe e ndjejnë vehten sanitaret, të cilat përvecse duhet të transporojnë cdo ditë sasira të mëdha të këtyre mbetjeve në krahë, rrezikojnë të janë infektohen nga kontakti i drejtëpërdrejtë i tyre.