Përkeqësohet moti në vend, ulet temperatura
Përkeqësohet atmosfera në 24 orët e fundit. I gjithë territori i vendit është përfshirë nga rreshjet e shiut dhe pjesërisht stuhitë, ndërsa temperaturat maximale kanë zbritur me rreth 2 gradë. Paqendryeshmëria e motit pritet të zgjasë deri në fund të javës, ndonëse të djelën rreshjet do të jenë më të lokalizuara. SHMU njofton se për këtë ditë parashikohet një tjetër zbritje e temperaturave. Për fiilimin e javës së re priten kushte me të mira atmosferike, por ashtu edhe ringjitje të vlerave.