E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon greva e paraplegjikëve

Vazhdon greva e urisë se personave me aftësi fizike të kufizuar. Para dhe tetraplegjiket kane hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore ka filluar të përkeqësohet, por drejtuesit e Shoqates se Tetraplegjikeve kanë deklaruar se nuk do ta ndërpresin grevën e urisë, pa marrë një përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre. Ndërkohë, zëvendëskryeministri Genc Pollo, ka deklaruar se kërkesat e këtyre invalidëve, do të diskutohen në mbledhjen e qeverisë në mënyre që të zgjidhet sa më shpejtë kjo çështje. Rritja e paketës higjieno-sanitare, rritja e masës së karburantit që përfitohet, duke e çuar në 80 litra në muaj, një rritje page për kujdestarët dhe njohja e siguracioneve të tyre janë kërkesat e para dhe tetraplegjikeve drejtuar qeverisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›