E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehra para Kryeministrisë, ndalohen nga policia tre ish-të përndjekur

kryeminisTiranë- Policia ka shoqëruar përsëri mëngjesin e sotëm në tre ish-të përndjekur. Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politik Skënder Tufa dhe 2 ish-të përndjekur të tjerë kishin dalë para ambjenteve të Kryeministrisë për të protestuar.

Por sipas burimeve të policisë, ata tentuan të hidhnin mbeturina në trotuarin para Kryeministrisë. Për këtë arsye, 3 ish-të përndjekurit u ndaluan menjëherë nga policia dhe u shoqëruan në komisariat.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së sinjalizimit për aktin e tyre.

Pak ditë më parë kreu i shoqatës së të përndjekurve politik Skënder Tufa u ndalua bashkë me të përndjekurin Petrit Lico, pasi u dyshuan se po montonin dy bomba molotov për t’i hedhur para Kryeministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›