Pronari masakron Ujin e Ftohtë, Agjencia e Mjedisit ndal ndërtimin
Tepelenë- Pas denoncimeve të degradimit që po i bëhet monumentit të natyres në Ujin e Ftohtë në Tepelenë nga ndërtimet pa leje, një i tillë është bllokuar së fundmi.
Mësohet se puna për çeljen e një rruge ka sjellë prerjen e rrepeve qindra-vjeçare. Pronari i tokës prej dy vitesh kërkon të marrë leje nga autoritetet dhe duke kundërshtuar komunën ka nisur vetë të hapë rrugën.
Në këto kushte Agjensia rajonale e Mjedisit ka pezulluar këtë ndërhyrje pas disa ditësh ndërsa ishin shkatërruar disa pemë në një gjatësi prej 20 metrash.
Personi që ka ndërhyrë për të celur rrugën disponon dokumenta ligjore të zotërimit të një prone prej 1,6 ha mbi parkun e Ujit të Ftohtë por ai leja për të celur rrugën që con tek kjo pronë është refuzuar prej komunës për shkak të mungesës së lejes mjedisore nga Ministria e Mjedisit,-tha Kreu i komunës Qendër-Tepelenë Redi Rama.
Ndër të tjera Rama shton se nuk kanë kundërshtuar pezullimin e ndërtimit, por thotë se autoritetet duhet të ishin treguar më të vëmendshëm.
Si një zonë turistike 8 km në jug qytetit të Tepelenës, Uji i Ftohtë ka pasuri të rralla natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër nga burimi në male.