Plehrat e Napolit, anijet çdo javë nëpër porte
“Do të nisen anijet. Nga porti i Napolit, pas disa ditësh anijet do të nisen një herë në javë. Por kësaj radhe nuk do të jenë të ngarkuara me emigrantë të dëshpëruar (si në fillim të viteve 900, destinacion i Amerikës), do të udhëtojnë në stiva plehrat e padëshiruara: deri 5-7 mijë tonelata plehra për çdo anije për tu përpunuara (me çmime të leverdisshme, sigurojnë në komunë) në furrat e impiantëve termikë jashtë ose si lëndë të para siç po thuhet prej kohwsh. NJË UDHËTIM NË JAVË. Do të nisen anijet, me shpresë për të zgjidhur më në fund tragjedinë e Napolit, ku në 36 gradët në hije, shkrihen nëpër rrugë mëse 2 mijë tonelata plehra kutërbuese.
Një udhëtim në javë. Deri kur plehrat e mbledhura nëpër rrugë do të hiqen. Destinacioni? Tani për tani është i panjohur: vendet më të mundshme janë ato të Europës së Veriut, por nuk përjashtohet që gjysma e vërtetë (ose gjysma e shtuar), janë vendet ballkanike, më pak të pajisura në nivelin e impianteve modernë, por më lehtësisht të arritshëm me anë të detit. Që na kujton se më parë Shqipëria ka kërkuar që të përpunojë plehrat napoletane. E ka shpjeguar kryetari i bashkisë, Luigi de Magistris: “Destinacionin e plehrave të ngarkuara në anije nuk do ta zbulojmë përpara se të firmoset kontrata me vendin e interesuar, që do të arrihet në fund të javës. Sistemi parashikon riciklimin.
Në krye të operacionit Nisen anijet është nënkryetari i bashkisë së Napolit, përgjegjës për problemin e plehrave, Tommaso Sodano.
Sa ka kushtuar deri më sot dërgimi i plehrave në rajonet e tjera italiane?
Nga 150-200 euro për ton.
Sa do të kushtojë transportimi i plehrave me anije?
Shifrën tani për tani nuk do ta them, por do të harxhojmë shumë më pak. Po ndryshojmë filozofinë e përpunimit të plehrave. Duhet të çlirojmë qytetin prej plehrave të akumuluara, të nisim një seri mbledhjes të diferencuara të plehrave, të ndërtojmë impiante të kompostimit dhe të një cikli komplet të përpunimit të plehrave.
Nga 1 në 10: në çfarë pike jeni me këtë të ashtuaquajturin revolucion i plehrave?
Nga 1 në 10: jemi te 2, ndoshta 3. Do të pastrojmë qytetin, do të aktivizojmë fondin prej 150 milionë euro të bllokuar dhe fonde të tjera të parashikuara nga programe operative rajonale.
Shtypi napolitan: Destinacioni i plehrave sekret, mund të ndezin popullatën pritëse
Këtë shtator këshilli komunal i Napolit aprovoi një vendim që sanksionon transferimin e plehrave. Një akt adminstrativ e politik që do të ndiqet nga protokolli i bashkëpunimit mes firmave pjesëmarrëse Asia dhe Sapna, për raportet me vendet e huaja që do të marrin plehrat e prodhuara çdo ditë në rajonin e Kampanjës, por edhe të atyre të mbledhura.
Raporti bashkëpunues konfirmohet nga kryebashkiaku Luigi De Magistris: Vendimi është fryt i punës së Provincës së Napolit, drejtuesve të komunës së Napolit, autoriteteve portuale dhe kapitenerisë së portit, si dhe Sapna-s dhe Asia-s- deklaroi qytetari i parë i Napolit – Transportimi jashtë i plehrave do të bëhet sipas rregullave dhe principeve që karakterizojnë punën e kësaj administrate: transparencë dhe publicitet të marrëveshjeve që, përveç anës ekonomike, janë bërë me subjekte të interesuara jashtë.
Sapna, shoqëria mjedisore e provincës së Napolit, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e shoqëria komunale Asia, do të koordinojë operacionet teknike të nevojshme për transferimin e plehrave jashtë Napolit. Presidenti i provincës së Napolit, Luigi Cesaro, dhe kryebashkiaku janë të bindur që përqendrimi institucional do të çojë në zgjidhjen e emergjencës së plehrave në Napoli.
Ku do të transferohen plehrat napoletane? Zërat më të fortë flasin për Europën Lindore (Shqipërinë dhe Rumaninë) dhe një rajon italian (Sardenjën). Por ka drojë se po të bëhen publikë destinacionet e plehrave mund të ketë protesta të popullatës së interesuar. Ndaj heshtja mbi destinacionet wshtw e domosdoshme.
(Botuar në 12 gusht 2011 në Napolionline. Artikulli mund të lexohet në origjinal ne linkun: http://www.napolionline.org/new/rifiuti-açordo-comune-provincia-nasce-un-consorzio-tra-asia-e-sapna).
Shqipëria dhe Kosta Rika në hartën e mafias për mbetjet toksike
Sipas hetimeve të dosjes Re Mida, që prej disa vitesh është në duart e drejtësisë italiane, Shqipëria është në hartën e trafikut të mbetjeve toksike. Mafia e Kampanjas, rajon në Itali, shpesh përdor rrugët e narkotrafikut për të gjetur territore të reja ku të gërmojnë dhe të mbushin varreza të reja me plehra të rrezikshme. (në Shqipwrine e minierave tw braktisura dhe bunkerwve pa fund gjysma e punws wshtw gati). Plani i mafias, ku përfshihet Shqipëria gjendet në kapitullin Toka e zjarreve (linku napule.org/files/2010/08/La_Terra_Dei_Fuochi.pdf). Aty thuhet se Shqipëria dhe Kosta Rika, wshtw nw shwnjestrat e trafikantwve tw mbetjeve pwr shkak tw vecorive tw tyre dhe se pritet plotwsimi i kuadrit ndihmws legal. Ndërkohë funksionojnw plotwsisht kanalet e gatshme: trafiku drejt Lindjes (sidmos drejt Rumanisë ku mafia kasaleze ka qindra e qindra hektarë terrene) dhe në vendet afrikane Mozambik, Somali dhe Nigeri. Në të gjitha këto vende klanet kanë mbështetje dhe kontakte.
Në ditët e cunamit shkatërrues të dhjetorit 2004, bosët mafiozë të Kampanjës ishin shumë të preokupuar dhe u zbehën kur panë nga televizori imazhet e katastrofës, sikur të kishin atje në rrezik gratë, të dashurat dhe fëmijët.
Në fakt në rrezik ishte diçka më e shtrenjtë: biznesi i tyre. Për shkak të dallgës të krijuar nga tërmeti nënujor në plazhet e Somalisë, mes Obbia e Uarsheik, u gjetën me qindra ngarkesa me mbeturina të rrezikshme dhe radioaktive të të groposura në vitet ’80 e ’90. Ato dolen ne breg prej cunamit duke zbuluar helmin qe ishte hedhur prane brigjeve
Përqendrimi i vëmendjes mund të bllokonte trafiqet e reja, por rreziku u mënjanua shpejt. Fushatat e bamirësisë për të shpërngulurit hoqën vëmendjen nga bidonët me helmet të dalë nga nëntoka, që lundronin përkrah kufomave. Dikur ishte bërë sikur anijet me ngarkesat e trafikantëve kishin pësuar aksidente dhe i linin të mbyteshin. Fitimi ishte i dyfishtë. Sigurimet paguanin për aksidentin dhe mbeturinat e rrezikshme varroseshin në det, në fund të tij.
