Aleatet e PS Korrigjim sistemit proporcional rajonal
Aleatët e Partisë Socialiste kërkojnë korrigjim të sistemit zgjedhor dhe jo ndryshim të tij. Paskal Milo, që në 2008 votoi kundër kodit të ri zgjedhor të propozuar nga Partia Socialiste, zbulon qëndrimin e mbajtur nga partia e tij dhe aleatet e tjerë, në
tryezën e thirrur nga Edi Rama për reformën zgjedhore, në fillim të javës.
Milo kërkon që edhe partitë joparlamentare të bëhen pjesë e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore për të dhënë propozimet e tyre për mënyrën sesi mund të ndërhyhet në kodin elektoral.
Mungesën e disa prej përfaqësuesve kryesor të opozitës së bashkuar në tryezat e aleatëve të thirrura muajt e fundit nga kryesocialisti, Milo e shikon me shumë si qëndrime individuale që nuk dëmtojnë realisht bashkëjetesën e partive me program të ndryshëm politik brenda të njëjtin koalicion.