E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpejtësia tej normave, makina bie nga ura, një i vdekur

1 person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor natën e mbrëmshme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në Tapizë, ku mjeti tip Fuoristradë ka dalë nga ura duke rënë në lumë, si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte.

Drejtuesi i mjetit, Astrit Laçi, 31 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa 3 të plagosurit që udhëtonin me mjetin e tij janë dërguar në spiotal. Ndërkohë, po punohet për nxjerrjen e mjetit nga ujërat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›