Haxhinasto Punesim shqiptaresh ne Maldive
Arsyet e ketij afrimi te panatyrshem per traditen e diplomacise shqiptare e ka dhene per mediat ministri i Jashtem i vendit tone Edmond Haxhinasto gjate nje konference te perbashket per shtyp me homologun e tij.
E falenderova ne menyre te vecante per kontributin e jashtezakonshem qe ai dhe vendi i tij kane dhene per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe per te ndikuar edhe ne vendet e tjera... Qeveria e Republikes se Shqiperise ka marre nje aksion per rivitalizimin e marredhenieve me te gjitha vendet e botes. Kemi hartuar nje axhende konkrete midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Maldiveve e cila konsiston ne bashkepunimin me intensiv politik ne nivel dypalesh por dhe shumepalesh ne kuader te organizatave nderkombetare deklaroi Haxhinasto.
Keshtu hapja drejt vendeve te reja duket te jete bere pjese e punes se Ministrise se Jashtme katalizator i se ciles me sa duket eshte bere sfida diplomatike per Kosoven. Nga ana e tij Shaheed ka konfirmuar klimen e mire te marredhenieve duke bere te njohur nderkohe edhe oferten e Maldiveve per te punesuar qytetare shqiptare ne kete vend.
Por roli i ketij shteti ne njohjen e Kosoves ka percjelle peshen e vet permes aktit te dekorimit qe Presidenti i Republikes Bamir Topi i ka bere ministrit te Jashtem Shaheed. Ne vleresim te kontributit te zotit Shaheed ne ndihme te Shqiperise dhe Kosoves dhe promovimit te shtetit te ri te Kosoves nepermjet rritjes se numrit te vendeve qe njohin pavaresine e saj i dorezoi ministrit te Jashtem te Maldiveve Medaljen e Mirenjohjes me kete motivacion Per kontribut te vecante ne drejtim te promovimit dhe forcimit te paqes qendrueshmerise dhe zhvillimit ne rajonit e Ballkanit njofton presidenca shqiptare lidhur me kete veprim qe deshmon se veshtrimi i shtetit shqiptar per Kosoven kalon nga interesa te unifikuara pavaresisht ekzistences se dy shteteve.