Plehrat në Sharrë, bashkia: Shkak keqmenaxhimi i impiantit
TIRANË- Situata kaotike e krijuar në landfillin e mbetjeve urbane në harresë prej më së një muaji mund të quhet e kapërcyer tashmë.
Drejtori i menaxhimit të shërbimeve publike pranë Bashkisë së Tiranës Taulant Zenelaj ndërsa fajëson para ardhësit e tij në këtë detyrë për keqmenaxhim të impiantit përpunues shprehet se tashmë gjendja është normalizuar dhe plehrat e grumbulluara në hyrje të landfillit janë sistemuar dhe ngjeshur brenda zonës së rrethuar.
“Situata ishte jashtë kontrollit si përsa i takon depozitimit të mbetjeve në këtë vend, po ashtu edhe të hyrjes së paautorizuar të njerëzve. Menjëherë bashkia ka marrë masa për kthimin në normalitet dhe në funksion të plotë të këtij vend depozitimi. Sic e shikoni gjendja i është kthyer normalitetit. Bashkia ka marrë të gjitha masat si përsa i takon anës financiare, anës njerëzore, si dhe teknike port ë siguruar një menaxhim sipas të gjitha standardeve të këtij vend depozitimi”,- shprehet drejtori i menaxhimit të shërbimeve publike pranë bashkisë së Tiranës Taulant Zenelaj.
Aktualisht për pastrimin e qytetit të Tiranës merren 5 firma pastruese, të cilat depozitojnë cdo dite në zonën e Sharrës rreth 800 deri në 1000 tonë mbetje urbane, të cilat para se të sistemohen dhe ngjeshen nga mjetet motorike kalojnë njëherë në duart e dhjetra personave të vetëpunësuar në mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)