E Diel, 1 Nëntor 2026

Bedinieshvilli flet per ABC News Ditet e greves se urise ne Bulqize nuk do te paguhen

Administratori i firmës “ACR”, Giga Bedinieshvilli, në një prononcim për “ABC News” ka deklaruar se shumë minatorë janë të gatshëm që të kthehen dhe të punojnë në minierë, dhe se ditët e grevës së urisë nuk do të paguhen.

Kjo ndërkohë që kryetari i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla, u bën presion minatorëve që të mos nënshkruajnë marrëveshjen dhe të mos kthehen në punë.

Sipas administratorit të firmës ACR, kompania është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen dhe se greva e minatorëve prej 27 ditësh ishte e paligjshme dhe nuk do të paguhet.

Sipas tij, në grevën e minatorëve ishin njerëz që nuk punonin në minierë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›