E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me femijet CRCA Dyshojme se tek ne ka rrjete pedofilie

 Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ngre dyshime se në Shqipëri funksionojnë rrjete të organizuara pedofilie dhe për këtë, Prokuroria e Përgjithshme duhet të nisë menjëherë hetimet.

Drejtori i CRCA-së, Hazizaj, nuk i referohet vetëm rastit të të miturit 9-vjeçar nga Korça, i cili shfrytëzohej seksualisht nga daja i tij, por edhe denoncimeve të vetë fëmijëve të mbërritura në këtë qendër nëpërmjet linjës telefonike “ALO 116”.

“ALO 116” pret mesatarisht çdo ditë rreth 400 telefonata.

Sipas raportit të fundit, shqetësimet kryesore të fëmijëve kanë qenë marrëdhëniet prind-fëmijë, por nuk kanë munguar edhe denoncimet për dhunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›