E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatoret e Bulqizes proteste perpara zyrave te firmes ACR

Minatorët e Bulqizës kanë filluar një protestë përpara zyrave të firmës ACR në Bulqizë.

Pas dështimit të marrëveshjes të ditës së hënë, rreth 200 minatorë kanë filluar protestën e tyre dhe nëse nuk arrihet një zgjidhje përfundimtare midis dy palëve sipas burime nga Bulqiza, minatorët do të fillojnë sërish grevën e urisë në ambjentet e firmës koncisionare të kromit.

Ditën e hënë, firma ACR iu drejtua minatorëve me një deklaratë ku u kërkohej që të riktheheshin në punë në minierë dhe se ishte e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes.

Ndërkohë që kjo e fundit është kundërshtuar nga minatorët pasi sipas tyre marrëveshja përmbushte kërkesat e firmës për rritjen e pagës ne masën 20 %, përmirësim të kushteve të punës, por jo ato të minatorëve përsa i përket pagimit edhe të ditëve të grevës së urisë dhe në anëshkrimin e marrëveshjes të jetë edhe përfaqësuesi i Konfederatës së minatorëve, Kol Nikolla.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›