E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i popullsise PDU kunder

Partia Drejtesi dhe Unitet pritet te kundershtoje fort regjistrimin e popullsise sipas kriterit te etnise dhe fese.

Jemi kategorikisht kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare apo do te mbajme qendrimet tona konform programit qe ne kemi. Nuk jemi kunder regjistrimit te popullsise ne parim por menyres se si ai iu eshte servirur dhe kohes qe po behet deklaroi deputeti Shpetim Idrizi.

Deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet kane paralajmeruar se shume shpejt ne Tirane do te mbahet nje kongres mbareshqiptar ku do te trajtohen per zgjidhje shume probleme te shqiptareve.

Kemi patur nje takim me kryeministrin dhe kemi rene dakort qe te kete nje kongres kombetar per diasporen dhe emigracionin dhe jemi angazhuar me nje grup pune per te bere gati ligjin perkates vendimet e qeverise strukturen administrative dhe veprimtarine e ketij institucioni tha me tej zoti Idrizi.
Idrizi theksoi se do te punohet edhe per ngritjen e nje keshilli kombetar te diaspores per te zgjidhur nje sere problemesh qe nisin me diskriminimin e vijojne me mesimin e gjuhes shqipe. PDU ka kerkuar qe te mbeshteten institucionet e Kosoves dhe te zhvillohet nje politike ekonomike bashkepunuese mes dy vendeve tona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›