E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI zbret ne Vlore e Mallakaster

Levizja Socialiste per Integrim ka zbritur ne Mallakaster e me pas ne Vlore nga ku kreu i saj Ilir Meta theksoi se LSI eshte ne qeveri aktualisht per ti sherbyer shqiptareve ne luften per zhvillimin e metejshem e te gjithanshem te vendit.

Pika kryesore ku zoti Meta u mbeshtet ishte liberalizimi i vizave si nje sukses te cilin ai e quajti historik per te gjithe shqiptaret. Sipas zv.kryeministrit kontributi i LSI-se ne kete proces ka qene i jashtezakonshem.

Nderkohe ne Mallakaster zoti Meta u fokusua tek permiresimi i kushteve per te punesuarit ne sektorin e naftes dhe ne te njejten kohe premtoi projekte te shumta per rritjen e cilesise se mjedisit me mbeshtetje jo vetem te qeverise shqiptare por edhe te Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›