E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDRama te publikoje lidhjet e deputetes Xhacka me Gjallicen

Partia Demokratike ka vijuar serish me akuzat ndaj perfaqesueve te PS-se per lidhje te tyre me firmat piramidale. Ne nje konference per shtyp zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj iu drejtuar kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama qe te qartesoje per publikun shqiptar lidhjet e deputetes qe perfaqeson kete force politike Znj. Olta Xhacka me firmen piramidale Gjallica.

Z. Rama publiku shqiptar kerkon te dije a eshte shkolluar ne SHBA me parate e kesaj firme Miss Gjallica Z. Rama cfare pasurish trashegon nga firma Gjallica deputetja e Partise suaj A ka lidhje ajo apo dikush prej familjes me trafikun e femijeve Z. Rama me cfare parash Znj. Xhacka ka ndertuar ne Tirane vilen tre kateshe te shitur rreth 11 vjet me pare per nje vlere prej 100 mije dollares theksoi Mustafaraj.

Me tej ajo shtoi se Partia Demokratike per hir te transparences duke ju kujtuar se axhenda e saj eshte vetem rruga drejt integrimit te vendit ne BE i rikujton Z. Rama se deputetet e partise se tij duhet se pari ti pergjigjen publikut shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›