Pleqtë e ekranit
Edhe pse ka ardhur koha që sytë të drejtohen nga të bukurit, ata nuk kanë për të dalë kurrë nga moda. Po shkojnë drejt moshës 75-vjeçare, por duken më të rinj dhe më energjikë se ata që sapo i kanë hyrë rrugës së kinemasë. Për sa i përket bukurisë, sigurisht që Xhejn Fonda nuk mund të krahasohet me Xhesika Albën, Nikol Kidman, apo Xhenifer Lopezin, sepse tashmë i ka kaluar të 70-at. Po ashtu edhe Dustin Hofman, Xhek Nikolson dhe Robert Redford, që vërtet nuk janë më të rinj dhe shumë të bukur, por dinë të na bëjnë për vete. Nuk mungojnë thuajse në asnjë nga prodhimet e fundit të kinemasë, madje për regjisorët e mëdhenj janë pikat kryesore të referimit, sepse pa ta nuk mund të ketë sukses, sepse përveçse aktorë të mrekullueshëm, përvoja i ka mësuar të jenë edhe producentë, regjisorë apo skenografë të zotë. Nuk ka shumë që Xhek Nikolsonin e pamë përballë Morgan Frimanit në filmin "Bucket List". Dy gjigandë përballë njëri-tjetrit. Një film i mrekullueshëm, dy aktorë të pavdekshëm. "Të punoje me ta ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Në asnjë moment nuk më është dashur të bëj rolin e regjisorit. Më kuptonin para se të nxirrja fjalët", thotë Rob Reiner, regjisori i filmit që nuk la njeri pa derdhur lot. Dy pleq dhe një listë e gjatë me dëshira, pavarësisht moshës dhe sëmundjes. Edhe Jane Fonda ka një listë të madhe dëshirash. Merr pjesë në çdo eveniment që organizohet me aktorët e rinj, sepse e ndien veten pjesë të tyre. Mosha nuk tregon asgjë. "Georgia Rule", është filmi i saj më i fundit me regji të Garry Marshall (2007). Përkrah kishte bukuroshe si Lindsi Lohan apo Felisiti Hofman, por kjo vetëm sa ia shtoi më shumë vlerat. Eksperienca e saj 50-vjeçare në kinema, me talentin dhe bukurinë e të rinjve. "Plakja nuk më tremb, sepse kam mësuar ta shijoj dhe ta jetoj jetën në mënyrë të thjeshtë. I kam kaluar të 70-at dhe jam sërish pjesë e kinemasë. Shpresoj që të jem kështu deri në moshën 90-vjeçare. Që kur kam filluar karrierën time si aktore, kinemaja ka ndryshuar shumë. Në atë kohë, rreth viteve ‘60-të nuk kishte shumë mundësi të mira për gratë. Duhej lëvizja femërore për të pasur role më interesante. Kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam", tregon. Edhe Xhek Nikolson mendon se ka ende shumë vite për të kaluar në skenë. "Ndoshta jeni mërzitur me fytyrën time, por nuk kam ç‘të bëj", tregon, ndërsa më pas shton: "I kam kaluar të 70-at, por keq jam ndier kur kalova nga 60-at. Ishte pikërisht koha kur e ndjen veten ndryshe dhe kur fillon të ndiesh erën e vdekjes. Por kanë kaluar shumë vite që nga ajo ditëlindje. Tani e ndiej veten me fat dhe vitaliteti fizik e seksual janë motivet për të cilat e ndiej veten gjallë. Kam përshtypjen që jam bërë më tolerant. Është më e lehtë për mua të jesh vetëm, sepse tani e vlerësoj vetminë time si luks. Të qenit gjysh më shqetëson disi, por jam krenar që kjo zgjati kaq shumë. Mosha e kufizon një aktor, sepse publiku është i drejtuar nga rinia dhe rolet për aktorët e moshës sime janë pothuajse pa vlerë, si për shembull për vdekjen, për pensionet, ose më keq për iluzionet. Megjithatë, mua deri tani më ka shkuar gjithçka mirë". Po Robert Redford? Për biondin simpatik 73-vjeçar, "Iceman cometh" ka qenë roli i tij i parë. Sigurisht bëhej fjalë për vitet ‘60-të dhe nga ajo kohë kanë kaluar thuajse 47 vjet. "Preferoj të mos mendoj për vitet që kalojnë, fizikisht ndihem mirë, merrem me sport dhe bëj shëtitje në ajër të pastër sa më shumë të jetë e mundur. Nuk e kuptoj aspak fiksimin e njerëzve për vitet që kalojnë. Nuk mendoj se të plakesh është edhe aq keq. Përkundrazi, është një gjë e mirë, sepse të lejon të ndash me publikun, kush je, ku je, e çfarë ofron. Rreth viteve ‘60 mora role që më bënë të famshëm. Dhe si çdo gjë tjetër, suksesi ka qenë një thikë me dy presa. Filluan të më pranonin për të luajtur filma, pasi thoshin se isha i bukur. E çuditshme, sepse kur isha i panjohur askush nuk ma thoshte diçka të tillë. Në fillim ngela i zhgënjyer. Pastaj kuptova se luku im ishte bërë një lehtësi për gjërat që duhet të bëja. Por unë e kisha seriozisht. Gjithmonë kam luftuar me seriozitetin dhe korrektësinë në punë dhe jo me bukurinë. Të paktën atëherë këto veçori vlerësoheshin shumë". Lista vazhdon me Dastin Hofman. Personazhi më i befasishëm, aktori shtatshkurtër dhe me hundë të madhe, që arriti të mbijetonte në Hollivud kur të gjithë regjisorët ishin drejtuar nga të bukurit dhe të rinjtë.
"Një nga gjërat më të bukura në moshën time është se kur ngrihem në mëngjes ndihem më i qetë dhe me më pak ankthe e frikëra se dikur. Për shembull, më pëlqen të shëtis në det e të shoh guaskat dhe preferoj më tepër ato që më ngjiten në kostumin e banjës kur shtrihem në rërë. Jam 70 e ca vjeç dhe mendoj se është mirë të vazhdoj të plakem edhe për tridhjetë vjet të tjera. Çdo herë mendoj se kam gjysmë shekulli që jam aktor dhe më duket e pamundur. Në atë kohë nuk e dinim se po jetonim epokën e artë të kinemasë". Por nëse ata që përmendëm më lart nuk bëjnë asgjë jashtë normales, thjesht atë që kanë bërë prej vitesh, ç‘mund të thotë Shigeo Tokuda, japonezi që gjithë jetën ka qenë agjent udhëtimi, ndërsa tani ka nisur një karrierë të re: atë të aktorit porno. Kjo ka ndodhur në Japoni, ku Tokuda u bë ylli i më shumë se 200 filmave me drita të kuqe dhe të gjithë të luajtur nën shoqërinë e vajzave nga 20 deri në 70 vjeç. "Kur dola në pension e kuptova se nuk kisha asgjë tjetër për të bërë. Kjo është jeta ime e dytë. Nuk e di se për sa kohë do ta jetoj, por dua ta jetoj deri në fund". Ndërkaq, gjyshi seksi, përveç famës është shndërruar në makinë lekësh edhe për shtëpinë e prodhimit të filmave "Rudy". "Nisëm të bënin filma me aktorë 30-vjeçarë, pastaj kaluam te 40 dhe 50-vjeçarët, ndërsa tani prodhojmë shumë filma me aktorë që janë nga 60 deri në 70 vjeç", shpjegoi presidenti i shtëpisë. Japonia ka edhe moshën mesatare më të lartë në botë dhe ndoshta për këtë arsye tregu i pornos për të moshuarit është bërë një fenomen i zakonshëm. Nga ana tjetër, Shigeo siguroi se që kur ka nisur të xhirojë këta lloj filmash ndihet gjithmonë e më shumë në formë: "Dua të vazhdoj të bëj filma edhe kur t‘i kem kaluar të 80-at", tregon ai.