Topi: Ndarja e Kosovës? Halucinacion i Tadiçit
Nga Smajl Smaka
Presidenti Bamir Topi, në një intervistë dhënë për Radio-Televizionin e Kosovës shpreh pikëpamjet e tij për zhvillimin e rajonit, marrëdhëniet me vende të tilla si Kosova dhe Serbia. Në këtë intervistë Presidenti vë në dukje se pavarësisht qëndrimit të fundit serb në Asamblenë e OKB-së, shoqëria serbe në sondazhet e fundit tregon se nuk ka ndonjë interes që vendi i tyre t’i kthehet sërish çështjes së Kosovës.
Zoti President! Në të kaluarën, Ballkani, si nocion ka nënkuptuar një zonë problematike, me shkallë të lartë tensionimi dhe është përkufizuar si “fuçi baruti”. A janë qetësuar marrëdhëniet në Ballkan tani dhe si i vlerësoni?
Ju keni të drejtë kur e konsideroni në pyetjen tuaj situatën në Ballkan në retrospektivë, që ka qenë një situatë e tensionuar, historikisht e tensionuar, me skenare të luftërave ndëretnike, me skena dhe prapaskena. Jemi absolutisht në një situatë të re. Sot Ballkani ka një realitet të ri, edhe nga pikëpamja gjeopolitike, por dhe nga pikëpamja e marrëdhënieve midis shteteve. Them nga pikëpamja gjeopolitike, sepse në Ballkan ka lindur një shtet i ri, shteti i Kosovës, i cili në fakt ndihmon ndjeshëm stabilitetin e rajonit. Nga ana tjetër, edhe marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit janë përmirësuar ndjeshëm. Sot nuk janë më tabu takimet midis lidershipit të vendeve të Ballkanit. Bile ka takime zyrtare, ka takime pune, ka takime në tavolina të rrumbullakëta dhe ajo që është më e rëndësishmja, shtetet e Ballkanit Perëndimor sot e kanë projektuar të ardhmen e tyre në familjen euroatlantike, çka do të thotë që këto shtete, jo vetëm në aspiratat që kanë shprehur, por dhe për të arritur standardet, e kanë të detyrueshme që të shkojnë në këtë linjë, duke vënë së pari një situatë të qetë në marrëdhëniet midis tyre dhe duke e bërë të gatshëm rajonin tonë, që të pranohet si një rajon i qetë dhe i sigurt në familjen euroatlantike.
Çfarë kuptimi dhe rëndësie kanë, simbolike e praktike, ndërtimi i rrugëve, lidhja e Shqipërisë me Kosovën?
Unë besoj që është simbolikë e demonstruar dhe nuk ka nevojë për komente. Të bësh rrugën për të lidhur Shqipërinë me Kosovën, ke bërë detyrimin e parë, detyrimi i parë që i jep mundësi njerëzve që të komunikojnë të lirë, t’i krijosh lehtësira atyre dhe të rivendosësh një padrejtësi historike, sepse është e pamundur që të mendojmë që mungesa e ndërtimit të rrugës në këtë aks që po ndërtohet të jetë bërë pa paragjykim. Sistemi që kemi kaluar ka frenuar shumë gjëra dhe ka paragjykuar shumë gjëra. Është bërë, unë e kam thënë edhe herë të tjera, e kam thënë dhe kur kam qenë në parlament, që mungesa e një rruge që do të lidhte në mënyrë të lehtë do të thosha, Shqipërinë dhe Kosovën, është bërë me një paragjykim të fortë, për ta lënë Kosovën larg Shqipërisë, për ta lënë Kosovën pjesë të atij realiteti që nuk ekziston më, të një Jugosllavie, e cila në mënyrë të natyrshme u shpërbë. Dhe sot, ndërtimi i rrugës, në radhë të parë, sipas mendimit tim, është një rivendosje në të drejtën historike të komunikimit. E dyta, është një mundësi e madhe e komunikimit për biznesin. Unë mund ta gjykoja, jo thjesht për sa i përket faciliteteve që jep rruga, por klima që ka, supozojmë Myzeqeja me klimën që ka Fusha e Kosovës, me mundësi të mëdha që kanë për prodhimin e shumë prodhimeve bujqësore dhe diferenca në temperaturë, do të jepte mundësi të shkëmbimeve të këtyre prodhimeve në të dy krahët. Dhe do të dilte nga ky lloj sezonaliteti që vuajnë fermerët. Nga ana tjetër, edhe komunikimi i shpejtë të jep mundësi që ajo që thamë pak më përpara për intensifikimin e marrëdhënieve, të jetë fare i lehtë dhe i natyrshëm.
Si i gjykoni angazhimet e Serbisë, që me të gjitha mjetet të pengojnë pavarësinë e Kosovës?
Unë do ta konsideroja në pozicionin që ato kanë, më shumë një tendencë për të justifikuar atë realitet të ri që ekziston në Serbi…
(Ndërhyrje e gazetarit)…Për konsum të brendshëm
…Për konsum të brendshëm sigurisht, sepse në arenën ndërkombëtare kjo është një betejë e humbur. Por, nisur edhe nga disa sondazhe që janë bërë në shoqërinë serbe, të azhornuara jo më larg se sa dita e djeshme, vetëm 8 për qind e shoqërisë serbe e quan si problem të rëndësishëm çështjen e kthimit tek Kosova, çka do të thotë që edhe vetë shoqëria e sotme, 95 për qind e saj heq dorë në mënyrë natyrale, të vullnetshme, nga një çështje e cila sot zhvillohet në një plan tjetër.
Si e komentoni opsionin e Presidentit serb Tadiç për ndarjen e Kosovës dhe çfarë pasojash do të kishte për Kosovën, për Serbinë dhe për rajonin?
Ky është vetëm një halucinacion. Nuk mund të ketë skenare të tilla. Të japësh ide për hapa të mëdha retrograde që do të prishnin çdo lloj balance, jo thjesht europiane, por edhe më gjerë, do të thotë që të hedhësh teza që s’kanë asnjë lloj shansi, do të thotë që të hedhësh teza që s’kanë asnjë lloj vizioni. Unë mendoj që këto janë në sensin e asaj që ju thashë pak më parë, për konsum të politikës së brendshme dhe asgjë më shumë.
Gjatë vizitës suaj në OKB, në Nju Jork, keni takuar dhe ftuar Presidentin Sejdiu që të vizitojë Shqipërinë, teksa ende janë të freskëta dhe të gjalla emocionet nga vizita juaj në Kosovë. A planifikoni së shpejti ta vizitoni Kosovën?
Unë padyshim, që jo i kam të freskëta, por i kam të nxehta kujtimet nga Kosova. Them termin “të nxehta”, sepse e nxehtë ishte mikpritja vëllazërore në Kosovë. Kështu që edhe në distancë nga vizita, e cila është realizuar në 25 janar të vitit 2008, unë dëshiroj nëpërmjet televizionit tuaj t’i përshëndes të gjithë banorët e Kosovës për atë pritje fantastike që m’u rezervua dhe atë emocion të veçantë. Unë kam qenë shumë herë në Kosovë. Sigurisht, pritja që iu bë Presidentit të Shqipërisë ishte një pritje me një simbolikë të veçantë. Ajo që qytetarët e Kosovës bëjnë për çdo qytetar të Shqipërisë, por në prag të vigjiljes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila erdhi rreth tre javë më vonë. Unë kam ftuar Presidentin Sejdiu që të vizitojë Shqipërinë, që besojmë se do realizohet në muajin nëntor. Mbeten për të precizuar vetëm disa detaje të vizitës. Natyrisht, është vizitë zyrtare dhe vizita zyrtare edhe pse ne nuk shohim tek njëri-tjetri shumë protokollin e vizitave, gjithsesi vizita zyrtare në kuptimin e vlerave që mbart, ka rëndësi shumë të veçantë. Dhe me Presidentin Sejdiu do të diskutojmë shumë teza të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve tona, për të ardhmen e Ballkanit dhe besoj për të gjithë atë inkursion diplomatik të përbashkët që duhet të bëjmë për vazhdimin e njohjes së Kosovës, pra, nga sa më shumë vende. Do të ketë surpriza të këndshme gjatë vizitës, sepse do të shohim mjaft gjëra interesante që kanë të bëjnë me interesin e dy vendeve tona dhe padyshim që nga ana tjetër, unë dëshiroj të vij në Kosovë. Është një lloj predispozicioni i natyrshëm i imi për të ardhur në Kosovë, për të takuar miq dhe mbi të gjitha, për të parë një realitet të ri në Kosovë, për ta ndjerë nga afër, sepse informacione marrim përditë, por jam i bindur që kur të vij në Kosovë, do të shoh një realitet të ri shumë më pozitiv.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)