E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatori Ahtisari, tani nobelist i paqes

Ish-presidenti finlandez, Marti
Ahtisari, është shpallur fituesi i
këtij viti për "Nobelin" e paqes, për
përpjekjet e tij të vazhdueshme
me qëllim ndërtimin e një paqeje
afatgjatë në shumë pika të nxehta
të globit nga Afrika, Azia, Evropa e
Lindja e Mesme. Komiteti norvegjez
i çmimit prestigjioz e dha vlerësimin
për një punë dhe përpjekje
të shtrirë në 3 dhjetëvjeçarë. Me
zgjedhjen që i bëri Atisarit, 71-
vjeçar, komiteti i çmimit është rikthyer
këtë vit te paqja, pasi një vit
më parë këtë çmim e mori ish-zëvendëspresidenti
amerikan, Al
Gore, për përpjekjet dhe fushatën
e tij për mbrojtjen e ambientit. Në
fjalën e tij, kryetari i komitetit deklaroi
se Ahtisari është një kampion
paqeje, që nuk dorëzohet kurrë
deri në arritjen e misionit përfundimtar.
"Nobeli" im i paqes i
është dhënë edhe më parë mediatorëve
të ndryshëm të zonave të
nxehta e konfliktuale të globit, si
Xhimi Karterit në vitin 2002, apo
sekretarit të atëhershëm të OKBsë,
Kofi Anan. Për sa i përket nobelistit
të ri, ai deklaroi në shtypin
norvegjez, se një nder i tillë do ta
ndihmonte në punën e tij të
mëtejshme si mediator dhe se ai
ende ishte në kërkim të sfidave të
reja që kërkonin. Ndër to, ai veçoi
ato që kanë të bëjnë me të rinjtë,
e veçanërisht me punësimin e
tyre. Ahtisari qëndron pjesën më
të madhe të vitit jashtë vendit të
tij, rreth 200 ditë thuajse çdo vit,
dhe duke qenë se tani i është
afruar një moshe të nderuar, mendon
që ndër të tjera të qëndrojë
edhe më gjatë në atdhe. Sukseset
më të mëdha të tij përgjatë 20
viteve të fundit janë ato të konflikteve
në Namibi, Aceh, Kosovë
e Irak. Diplomati pritej që do të
shpallej fitues me negociimin e
suksesshëm të një konflikti në Indonezi,
që kishte nisur 140 vjet më
parë. Por ndër misionet që ai
veçon në punën e tij janë ato të
Namibisë. Fill pas zgjidhjes së
kësaj çështjeje ai u emërua zëvendëssekretar
i Kombeve të Bashkuara.
Sipas vetë të sapolaureuarit,
çmimi do ta ndihmojë atë edhe
financiarisht në punën e tij jo në
mënyrë të drejtpërdrejtë, por
fama e çmimit do t‘ia hapë më
shumë dyert. Për sa i përket Ballkanit,
Ahtisari ka qenë kryetar i
grupit të punës së Bosnjë-Hercegovinës
në konferencën ndërkombëtare të paqes mbi ish-
Jugosllavinë, që nga viti 1992 deri
në vitin 1993, si dhe ka qenë i dërguar
i posaçëm i OKB-së në
Jugosllavi në vitin 1993. Serbia i ka
refuzuar më pas të gjitha tentativat
dhe propozimet e tij në lidhje
me gjetjen e një zgjidhjeje për
çështjen e Kosovës, e megjithatë
ajo e shpalli pavarësinë më 17
shkurt dhe projekti Ahtisari është
baza e Kushtetutës së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›