Plot oferta për Shaqirin

Xherdan Shaqirin e kanë vërshuar ofertat, nga klube të ndryshme evropiane. Për këtë ka siguruar drejtori sportiv i klubit zviceran, George Heitz.
“Kam pranuar disa oferta mahnitëse. Përpos Galatasarayt, Bayern Munichu e Manchester Unitedi janë po ashtu të interesuara. Transferimet janë gjithmonë të mbushura me befasi, kështu që ju kurrë nuk e dini se çka do të ndodh në fund”, deklaroi Heitz.
Në anën tjetër, drejtuesit e Galatasarayt po presin përgjigje, pasi u është refuzuar oferta e parë. Liverpool e Borussia Monchengladbach po ashtu janë të interesuara për futbollistin kosovar.