E Diel, 1 Nëntor 2026

Plotësimi i pyetësorit, shifra optimiste, mbyllen 81 për qind të përgjigjeve

Deklaron ministrja e Integrimit Majlinda Bregu     Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se është konkluduar 81për qind e draftit të parë të përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian. Bregu informoi lidhur me plotësimin e 2284 pyetjeve të pyetësorit të KE që, mbërriti më 16 dhjetor. Sipas ministres janë mbyllur në total 81 për qind e draftit të parë të përgjigjeve, nga 2284 pyetjet që përmban në total pyetësori, ku u është dhënë deri tani përgjigje 1853 pyetjeve dhe sigurisht për sa i përket kalendarit që ishte vendosur nga ministria e Integrimit, mund të themi që janë shifra optimiste. “Mund t’ju kujtoj që afati më i skajshëm i draftit të parë të përgjigjeve është data 17 janar, disa institucione e kanë mbyllur më 3 janar, çka do të thotë që kanë punuar vrullshëm edhe gjatë ditëve të festave. Deri me datë 7 janar 2010, ka përfunduar puna për hartimin e draftit të parë të përgjigjeve për kapitujt e mëposhtëm (duke i renditur prej atyre të realizuar në 100 për qind), tha ministrja Bregu. E pyetur për lidhur me përmbajtjen e pyetjeve të kriterit politik, ministrja Bregu u shpreh se, “nëse do të jepja një vlerësimi të gjithë pyetjeve të kriterit politik, sigurisht do të më duhej të prishja atë lloj marrëveshje me pjesëtarët e grupeve të punës, të cilëve u kam kërkuar që përmbajtjen e pyetësorit të mos e bëjnë publike të paktën deri në momentin kur të kemi marrë përgjigjet e pyetjeve që janë në të”. “Thjesht për të mos pasur një terren për ndërhyrje të mëtejshme që do të na sillte vonesa në kalendar. Kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni në dijeni se çfarë parashikohet në kriteret politike. Gjithsesi pyetësori është i ndërtuar në bazë të materialeve, diskutimeve dhe rekomandimeve që kanë qenë objekt diskutimi edhe në takime të tjera me ndërkombëtarët. Në pjesën e kriterit politik, ka pyetje që nga parlamenti, mënyra e organizimit, komisionet parlamentare etj, por edhe pyetje që deri diku janë një lloj risie dhe prezantohen në pyetësor, nisur nga situata aktuale, mospjesëmarrja e opozitës në parlament prej disa muajsh, ku specifikisht edhe kërkohet se çfarë parashikon ligji shqiptar për partitë politike që nuk marrin pjesë në parlament, ose nëse parashikohet në ligj shkrirja e një partie, si rregullohet me ligj etj”, u shpreh Bregu.Ndërsa e pyetur lidhur me përballimin e situatës në raste të tilla si kjo e Nënshkodrës Ministrja e integrimit tha se Mesa kujtoj unë ka në pyetësor pyetje që kanë të bëjnë me pjesën e mjedisit, të emergjencave civile, është kapitulli 27, pyetet fillojnë që nga forma administrative, pra si është organizuar administrativisht pjesa e emergjencave civile, pranë kujt institucioni është atashuar, deri në pyetje që kanë të bëjnë me përballimin e situatave të tilla. Unë besoj se kjo situatë në të cilën ndodhet vendi – është një situatë e shpallur e emergjencës civile – po përballohet dhe është e menaxhueshme. Sigurisht, në të gjitha detyrimet që kemi sot si vend anëtar i NATO-s, edhe në të gjitha detyrimet që kemi për të raportuar në bazë të marrëveshjeve bilaterale dhe kufitare me vendet fqinje, jemi të detyruar të raportojmë për situatën, për numrin e hektarëve të përmbytur, humbjeve që mund të ketë, shtëpitë e dëmtuara, informacion që përcillet në mënyrë të qendërzuar nga Komiteti i Emergjencave i ngritur tani”, u shpreh ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›