Prioritetet imediate të qeverisë, plotësimi në kohë i Pyetësorit dhe liberalizimi i vizave
Meta takon ambasadorin e Spanjës, Montobio dhe atë të KE, LohanZëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti dje në një takim Ambasadorin e Spanjës Manuel Montobio dhe Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadorin Helmut Lohan.Në qendër të takimit ishin bisedimet lidhur me prioritetet e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian gjatë 6 mujorit të parë të 2010. Në këtë kontekst, Ambasadorët Montobio dhe Lohan e informuan z. Meta edhe mbi ndryshimet e reja strukturore të Bashkimit Evropian pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës si dhe për vendosjen e kanaleve të komunikimit gjatë periudhës transitore të Presidencës spanjolle.Meta i siguroi Ambasadorët për një bashkëpunim të hapur, të ngushtë dhe konstruktiv nga ana e qeverisë shqiptare duke theksuar se gjatë muajve të ardhshëm, Qeveria do të vazhdojë të ndjekë me prioritet tre sfidat imediate të integrimit të vendit që janë plotësimi në kohë i Pyetësorit të KE, mbyllja e etapave të fundit për liberalizimin e vizave dhe zbatimi i rekomandimeve të Progres Raportit të fundit të Bashkimit Evropian.Ambasadorët Montobio dhe Lohan, e siguruan z. Meta për mbështetjen e plotë të Unionit në realizimin e këtyre objektivave madhore për Shqipërinë....