Banorët e Shkodrës “shuplakë” turistit “hot” Edvin Rama

“Largohu nga shtëpitë tona, vazhdo pushimet në plazhet “hot” të Dubait dhe Burxh Al Arabit” Klika vrastare e socialistëve me lëkurë të regjur nga temperaturat e larta si pasojë e frekuentimit të plazheve nudo dhe që, në varësi të stinës përligjin pedofilinë dhe homoseksualizmin, ka hasur dje në një “shock” njerëzor në veri të vendit, pikërisht në Shkodër. Pas kthimit nga plazhet “hot” të Dubait, Bankok-ut, Parisit dhe Sharm El Sheik-ut, Edvini ricikloi politikën e “valleve të vdekjes”, duke u entuziazmuar pas fatkeqësisë natyrore në Shkodër dhe Lezhë, për ta vënë këtë situatë në shërbim të interesave të pista klanore dhe të mercenarëve të rrezikshëm punisto-mafiozë. Duke mos u shqetësuar për asnjë moment për përmbytjet dhe rreziqet që po i kanoseshin vendit në ditët e para të 2010-s, Edvin Kristaq Rama, vijoi të “shullëhej” në rrezet e nxehta të diellit në plazhet e Dubait, e mbas andej në zonën më të njohur turistike në Egjipt dhe njëherazi më e shtrenjta në botë, e ndërsa urdhëroi servilët e tij në Tiranë që të politizonin përmbytjet dhe të shigjetonin në mënyrë të rrufeshme qeverinë, në mënyrë që pas këtyre sulmeve të mos ishte në gjendje t’u vinte në ndihmë banorëve në nevojë në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Nga shezlongjet e Azisë dhe Afrikës Veriore Edvini i shoqëruar nga miqtë e tij më të ngushtë intimë, uroi jo vetëm për dëme të konsiderueshme materiale por edhe për katastrofë njerëzore, vetëm e vetëm që të kishte në dispozicion një background të nevojshëm për të kërkuar largimin e qeverisë dhe vënien në jetë të planit të tij megaloman që prej kohësh e lakmon. Tashmë është i njohur botërisht synimi dhe plani fatzi i Edvinit që pas çdo fatkeqësie hedh “vallen e vdekjes”, ndërkohë që në rastin aktual ka legjitimuar moton e tij “rroftë përmbytja, poshtë qeveria”. Pas kthimit në Tiranë dhe pasi i dështoi ideja për të krijuar një panik të paprecedentë te banorët e Shkodrës duke i alarmuar ata nëpërmjet telefonatave se janë përballë një rreziku permanent pasi po çahen digat e liqenit të Fierzës, Edvini i shoqëruar nga ashiku i vet, Erjoni, mori riskun përsipër dhe u nis vetë drejt Shkodrës, por si shpërblim mori atë që priste, u paralajmërua nga banorët që të largohej menjëherë nga zonat e përmbytura. Dhe ishin banorët e fshatrave të Trushit dhe ata të disa lagjeve të qytetit të Shkodrës, të cilët i apeluan turistit “hot” të bështiste menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të rikthehej në plazhet e nxehta ku kaloi ditë të tëra, në një kohë kur Shqipëria ishte e tëra nën ujë. Qytetarët, jo vetëm ata të Shkodrës, por të gjithë Shqipërisë kanë kuptuar domosdo se cilat janë pikësynimet ogurzeza të Edvin Kristaq Ramës, teksa situatë pas situate kori i hienave vrastare nuk ndal hedhjen e valles së vdekjes apo përmbytjes, duke përdhosur dinjitetin dhe moralin e shtrenjtë të shqiptarëve....