E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryefjala, integrimi i Shqipërisë dhe rajonit

Spanja merr zyrtarisht Presidencën 6-mujore të BE-sëAnëtarësimi i vendeve të Ballkanit perëndimor do të jenë në vëmendje të qeverisë spanjolle gjatë 6 muajve të udhëheqjes së Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian. Spanja mori dje zyrtarisht presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, përmes një ceremonie në Madrid ku u hodhën dritë mbi një seri pikash themelore të punës së 6 muajve të ardhshëm, duke u fokusuar kryesisht tek “hapja e dyerve” për zgjerimin dhe kapërcimi i problemeve ekonomike, pas eksperiencës së hidhur të 2009-ës. Lidhur me këtë çështje Spanja ka propozuar një sistem të stimujve dhe ndëshkimeve, në mënyrë që të arrihen qëllimet ekonomike të BE-së. Kryeministri Hoze Luis Zapatero u shpreh se nevojiten “hapa të fortë” dhe “politika të përbashkëta” për ta nxitur rritjen ekonomike. Në ceremoninë e inaugurimit në Madrid, presidenti i parë i unionit, Herman Van Rompui tha se Traktati i Lisbonës tani i mundëson Evropës të operojë në mënyrë më koherente dhe më efikase. Ai u shpreh se pas mbylljes së problemeve institucionale me kushtetutën e re të BE, do të jetë më e mundshme adaptimi i politikës së përbashkët të Unionit për zgjerimin e radhëve me shtete të reja, kryesisht të Ballkanit Perëndimor, ku shtoi se Shqipëria dhe disa vende ish jugosllave prej kohësh kanë shprehur aspiratën e integrimit dhe për këtë kanë ndërmarrë një kurs të guximshëm reformash. Vetëm tre ditë më parë ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos tha se Madridi do të ndjekë me vëmendje ecurinë e vendeve aspirant për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian, por më parë do të shohë ritmin e tyre të reformave, pas vlerësimeve që siç tha ai, vendet ish jugosllave mbeten të brishta në këtë aspekt. Ai vuri në dukje se pas zgjidhjes së problemeve institucionale me Traktatin e Lisbonës, mbetet jetike dhe e domosdoshme ecuria e zgjerimit të Unionit me pranimin e vendeve të tjera. Spanja, e cila mori përsipër presidencën e radhës të BE në 1 janar, konsideron se nuk ka asnjë arsye për të zgjatur procesin dhe se “hapja e dyerve” duhet të fillojë me integrimin e vendeve që kanë shpallur aspiratën e tyre dhe mbeten të gatshme për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian. Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian vjen pas asaj Suedeze, ku në 6 muaj për Shqipërinë u shënuan arritje të konsiderueshme pas miratimit të kërkesës nga ministrat e Jashtëm të BE për statusin kandidat dhe aprovimi në Parlamentin Evropian të rezolutës së europarlamentares Tanja Fajon që bën thirrje për liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët shqiptarë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›