E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumb kokes atentat perfituesit te pronave te droges

e Mërkurë, 23 Janar, 2013 | 09:02 am

Vendi ku ndodhi ngjarja mbrëmë në Tiranë

Tirane/ Plagoset me tre plumba pas Gjykatës Admirim Sako, ish-shoferi i Elton Deliut, i vrarë për trafiqe më 2008.

Hetimi, 40-vjeçari përvetësoi pronat e biznesmenit të vrarë më 2008. Sako pronësoi trojet e makinat
e Elton Deliut.

Qëllohet me armë pranë Gjykatës së Tiranës Admirim Sako, bashkëpunëtor dhe ish-shofer i biznesmenit Elton Deliu, i vrarë 4 vjet më parë në kryeqytet. Sipërmarrësi Sako, 40 vjeç, është qëlluar mbrëmë 5 herë me armë zjarri në një atentat
të organizuar ndaj tij pas Gjykatës së Tiranës. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, kur Sako, sapo kishte dalë nga një restorant peshku në rrugicën pas Gjykatës dhe ka hipur në makinë për të dalë nga parkingu. Në kohën kur ende nuk e kishte ndezur makinën, ai është qëlluar me pistoletë dhe një nga plumbat e ka goditur në kokë. Biznesmeni është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku mjekët nuk kanë dhënë shpresë se ai mund të mbijetojë.
Sipas tyre, plaga në kokë është e rëndë. Policia e kryeqytetit shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje një dëshmitare, e cila ka qenë pranë vendit të ngjarjes. Në bazë të deklarimeve të saj, është bërë i mundur edhe ndërtimi i skemës së krimit dhe dinamikës së atentatit. Oficerët e Krimeve të Rënda dhe Komisariatit Nr.2 kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh në lidhje me pazare lëndësh
narkotike dhe pronash.

(Për me shume artikullin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›