Mandatet e 2009 PS rikthen vendimin qe rrezoi vete ne KQZ

Mbledhje e Komisionit të Ligjeve
Socialistët heqin dorë nga Kukësi, kërkojnë skemën me heqje mandati në Korçë e Berat për ta shtuar në Tiranë e Durrës.
Debat në Komisionin e Ligjeve, PD vendos të miratojë skemën e mandateve të 2009. Mandatet e 2009 në zgjedhjet 2013.
PS: Zgjedhjet janë të pavlefshme dhe të paligjshme.
Zgjedhjet, Rama takon trojkën e ambasadorëve.
Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e maxhorancës ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit, e cila do të jetë e njëjtë me atë të katër viteve më parë. Deputetët e Partisë Socialiste kërkuan që KQZ-ja ta marrë sërish në shqyrtim projektin e paraqitur nga administrata, duke e akuzuar maxhorancën se po shkel Kushtetutën dhe po njollos zgjedhjet. Pas rreth tri orë e gjysmë debat, 12 deputetë të PD-së votuan pro ndarjes sipas vitit 2009, ndërsa 11 deputetë të opozitës votuan kundër.
Debati
Gjatë seancës dëgjimore, kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, tha se Komisioni e shqyrtoi vendimin dhe nuk arriti ta miratonte dot për shkak të mungesës së pesë votave. Sipas saj, në këtë moment KQZ-ja e ka përfunduar punën e saj.
(Për me shume artikullin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)