E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba anetarit te Gjykates se Larte

TIRANE - Atentat ndaj anetarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni. Nje person ende i paidentifikuar, e ka qelluar me kater plumba te nje pistolete "TT", por fatmiresisht nuk kane qene vdekje prures. Ka qene ora 22:50 minuta e mbremjes, duke gdhire dita e djeshme, kur 40-vjecari Nuni po kthehej nga kafja me disa miq te tij dhe eshte qelluar me arme. E me pas eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak ne seksionin VIP, duke u marre nen kujdesin e mjekeve. Bluzat e bardha kane bere dhe njoftimin e uniformave blu, e menjehere eshte dhene alarmi. Ne vendin e atentatit kane mberritur dhjetera forca policie, qe kane bllokuar cdo gje dhe kane nisur hetimet. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur vetem 4 gezhoja e asnje prove tjeter.

Deshmia

Gjyqtari Ardian Nuni, ka rrefyer per policine te gjithe ngjarjen duke treguar se, nuk e ka pare ne fytyre personin qe e ka qelluar. "Pak para se te nisesha per ne shtepi dhe te me ndodhte atentati isha me disa miq duke pire nje kafe ne zonen e ish-bllokut. Nga ora 22:30 minuta, sic ishim te gjithe ne u ngritem dhe do te iknim secili per ne shtepi. Me makinen time, te llojit "Peugeot", kam ikur ne drejtim te baneses, tek rruga Komuna e Parisit. Makinen e kam parkuar ne afersi te pallatit ku banoj, por pak me larg se heret e tjera pasi nuk kishte vend me afer. Kur po ecja per ne hyrjen e pallatit, tek rrugica ne erresire kam vene re se, dikush po me ndiqte pas. Nuk i vura rendesi ne fillim, por kam kthyer koken. Ai ishte i ri, rreth moshes 30 vjec dhe ne koke kishte nje kapele, si tip kapuci te zi. Nuk i dukeshin floket dhe fytyren nuk ja pashe dot per shkak te erresires. Me sa vura re ishte i veshur sportiv. Por instinktivisht kam kthyer koken". Nuni ka treguar per policine se, ne momentin kur ka kthyer koken qe te shikonte kush ishte pas tij, ka pare armen e atentatorit dhe eshte mundur qe te largohej sa me shpejt. "Pashe qe ne dore kishte nje si lloj pistolete dhe menjehere jam mundur qe te largohem nga rrezja e armes. Por ai e ngriti pistoleten dhe ka qelluar disa here. Plumbat me kane kapur ne pjesen e shpatulles dhe ne kofshe. Duke qene i plagosur, u ula tek shkallet e pallatit dhe kam kerkuar ndihme duke thirrur se, me qelluan me arme. Nderkaq agresori, qe nuk ia pashe fytyren, eshte larguar me vrap neper rrugica, duke u munduar te humbte gjurme. Dukej i frikesuar pasi qelloi me pistolete. Pas thirrjes per ndihme, disa persona te njohur kane ardhur aty dhe me makine me kane sjelle ne Spitalin Ushtarak, ku me pas mjeket me futen ne trajtim intensiv dhe ne sallen e operacionit, ku me hoqen plumbat", ka thene anetari i Gjykates se Larte, Ardian Nuni, gjate deshmise se tij, te marre gjate mesdites ne Spitalin Ushtarak, Tirane.

Mjeket

Gjate dites se djeshme Ardian Nuni, i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale. Mjeket kane mundur qe t'i nxjerrin nje plumb nga shpatulla dhe nga kofsha dy plumbat 7.56 milimetersh, duke e nxjerre ate totalisht jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe me pas 40-vjecari, eshte derguar ne repartin e reanimacionit ku ka qene nen trajtim te perhershem. Te shumte kane qene familjaret dhe te njohurit qe e kane kontaktuar dhe vizituar, duke i uruar sherim te shpejte atij.

Autori i dyshuar

"Kur po ecja per ne hyrjen e pallatit, tek rrugica ne erresire kam vene re se, dikush po me ndiqte pas. Nuk i vura rendesi ne fillim, por kam kthyer koken. Ai ishte i ri, rreth moshes 30 vjec dhe ne koke kishte nje kapele, si tip kapuci te zi. Nuk i dukeshin floket dhe fytyren nuk ia pashe dot, per shkak te erresires. Me sa vura re ishte i veshur sportiv. Por instinktivisht kam kthyer koken".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›