E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Jo plan për krizën

Tiranë-Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot se qeveria nuk ka asnjë program për të përballuar krizën që ka trokitur dhe që kërcënon ekonominë e vendit. "Vlerësimet për situatën gjithnjë e më të rëndë ekonomike sociale, të parashtruara në mënyrë të vazhdueshme dhe me fakte nga LSI, tregojnë qartë rrezikun që i vjen stabilitetit të vendit dhe njëkohësisht mirëqenies e standardit të jetës së shqiptarëve nga vazhdimi i keqqeverisjes së kësaj qeverie, e cila jo vetëm që nuk i zgjidhi, por i rëndoi problemet sociale të qytetarëve shqiptarë"-theksoi kreu i LSI-së Ilir Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›