E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si do te trafikonin municione ushtaraket

Leonard Bakillari
TIRANE - Koloneli i trafikut te municioneve se bashku me kater te pandehurit e tjere, nga dje do te perballen ne gjykate me akuzat e “trafikut te armeve dhe municioneve”. Prokuroria per Krime te Renda perfundoi hetimin per te arrestuarit e operacionit “Cikloni”, ku ushtarake karriere dhe punonjes te tjere te Forcave te Armatosura tentuan te trafikojne 54 mije fisheke nen petkun e rrobes ushtarake. Ne kerkesen per gjykim qe organi i akuzes dorezoi dje ne Gjykaten per Krime te Renda, shpjegohet qarte roli i 5 te pandehurve ne trafikun e municioneve ushtarake, sasi e cila eshte nxjerre nga depot e ushtrise me nje kerkese te falsifikuar. Medi Hasani, Gramoz Bendo, Arif Mata, Pajtim Lamaj dhe Nasi Strori se shpejti do t’i nenshtrohen procesit gjyqesor me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda, e cila ne baze te fakteve dhe provave te mbledhura ka zbardhur dhe rolin e gjithsecilit nga te pandehurit ne trafikun e municioneve. Nga hetimi i prokurorise rezulton se organizatori i gjithe detajeve te trafikut eshte i pandehuri Medi Hasani, me detyren e shoferit ne repartin Ushtarak Nr. 4460 ne Peze-Helmes, Tirane. “Nga transkriptimet e bisedave te pergjuara, rezulton se Hasani kerkonte te blinte nga Gramoz Bendo, me detyre magazinier ne Repartin Ushtarak Nr. 4453 ne fshatin Mbreshtar te rrethit Berat nje sasi municioni”, - thuhet ne kerkesen per gjykim. Si organizator i trafikut, Hasani nuk mund t’i realizonte te gjitha punet vetem, ndaj per kete gje ka kerkuar ndihme nga majori Arif Mata, oficer ne repartin ushtarak te Peze-Helmesit, si dhe shoferit te Brigades Ushtarake Nr. 4460, Pajtim Lamajt. “I pandehuri Gramoz Bendo (magazinieri), pasi siguroi sasine prej 54 mije cope fishekesh luftarake te paketuar ne 90 pako metalike, i dergoi per t’i fshehur me ndihmen e te pandehurit Nasi Strori (punetor ngarkim-shkarkimi), ne nje gurore prane Ures Vajgurore”, - thote prokuroria ne hetimin e saj 10-mujor. Pasi eshte caktuar cmimi nga magazinieri Bendo, eshte caktuar dhe dita kur do te merreshin fisheket, me qellim trafikun e tyre ne nje destinacion qe prokuroria ende nuk e ka bere publik, detaj ky qe pritet te dale gjate procesit gjyqesor. “Per te marre municionet, me date 20 mars, shoferi Medi hasani, majori Arif Mata dhe shoferi tjeter Pajtim Lamaj, u nisen ne drejtim te Ures vajgurore me kamionin me targa U1166, autorizimin per te cilin e kishte siguruar i pandehuri Mata me anen e mashtrimit”, - thuhet ne kerkesen per gjykim te organit te akuzes. Por keto veprime te njerezve me uniforme nuk mund te qendronin larg syve te uniformave blu dhe konkretisht Njesive Operacionale ne Drejtorine e Luftes Kunder Krimit te Organizuar, te cilat gjate gjithe kohes kane mbajtur nen vezhgim te dyshuarit, deri ne momentin e realizimit te blerjes se municioneve. “Ne kthim, ne vendin e quajtur Fier-Shegan, ne aksin rrugor Berat-Lushnje, rreth ores 16.30 te dates 20 mars, u ndalua kamioni me targa te ushtrise U 1166, ku pas kontrollit u gjeten 54 mije cope fisheke, te cilet ishin maskuar me nje sasi guresh te hedhur siper kutive metalike nga te pandehurit Pajtim Lamaj, Nasi Strori dhe Gramoz Bendo”, - bejne me dije burime nga prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›