FMN kerkon qe INSTAT-i te jete i pavarur
Institucioni i Statistikave duhet te funksionoje ne menyre te pavarur, per te rritur besueshmerine tek qytetaret. Ndryshimet ligjore do te sillnin qe Instituti i Statistikave te mos mbikeqyret nga Keshilli i Ministrave, por nga Parlamenti, cka do te sillte pasqyrim me real te shifrave. Ka qene ky konkluzioni qe ka dhene perfaqesuesja e perhershme e Fondit Monetar ne vendin tone, Ann Margret Westin, ne nje takim te zhvilluar gjate dites se djeshme me deputetet e Komisionit te Ekonomise. Ne takimin e zhvilluar, perfaqesuesit e Fondit Monetar kane ngritur shqetesimin mbi treguesit statistikore ne vendin tone. Sipas burimeve prane Komisionit parlamentar te Ekonomise, mesohet se FMN-ja eshte shprehur se treguesit statistikore ne vendin tone nuk jane te besueshem. Fondi Monetar ka kerkuar mendimin e parlamentareve per zgjidhjen e kesaj situate. Per permiresimin e kesaj situate, nga deputetet e Komisionit parlamentar te Ekonomise eshte propozuar qe Instituti i Statistikave ne vendin tone te mos kete varesi nga Keshilli i Ministrave, por te funksionoje si nje institucion i pavarur. Kerkesa e deputeteve eshte pranuar dhe nga Fondi Monetar, ku keta te fundit kane dhene “OK” per marrjen e nismave ligjore per rritjen e besueshmerise se treguesve statistikore, si dhe krijimin edhe te nje lobi parlamentar ne kete kuader. Po ashtu, nga Fondi Monetar eshte kerkuar qe Instituti i Statistikave te rrise akoma edhe me shume bashkepunimin me Banken e Shqiperise, pasi treguesit ndikojne ne ekonomine e vendit. Gjithashtu, nga deputetet e opozites eshte ngritur shqetesimi edhe per mungesen e treguesve statistikore ne administraten tatimore dhe doganore. Pra, nga keta te fundit eshte kerkuar qe keta tregues te fillojne te publikohen dhe nga Instituti i Statistikave. Ne kerkesat e opozites eshte perfshire edhe rritja e fondeve buxhetore per Institutin e Statistikave. Opsionet e paraqitura nga deputetet jane marre parasysh nga Fondi Monetar, ku ky i fundit, pas perfundimit te marreveshjes se fundit me qeverine, do te filloje mbikeqyrjen e treguesve statistikore. Edhe vete shefi i misionit te FMN-se para pak kohesh deklaroi per mediat, se puna e misionit te Fondit Monetar do te pozicionohet tek statistikat. Po ashtu, rast konkret i kesaj situate eshte edhe kerkesa e vazhdueshme e Fondit Monetar per vleresimin e shportes se mallrave per matjen e inflacionit. Shume shpejt INSTAT-i pritet te publikoje shporten e re te produkteve ushqimore, e cila nuk ka ndryshuar qe nga viti 2000. Po ashtu, mjaft problematike jane dhe shifrat e punesimit. Kjo situate eshte pohuar edhe nga specialiste te sektorit te statistikave, te cilet shpjegojne se per nxjerrjen e tyre bazohen ne te dhenat e institucioneve shteterore. Por per te pasur nje vleresim me real te nivelit te papunesise ne vend, INSTAT-i pritet te publikoje nivelin e papunesise, duke u bazuar ne anketimet. Gjithashtu, shume shpejt titullarja e Institutit te Statistikave pritet te thirret nga deputetet e Komisionit parlamentar te Ekonomise per te diskutuar rreth problemeve te statistikave ne vendin tone.