E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumba ish-dhendrit sepse i ndau vajzen me 3 femije

I kishte ndarë të bijën me 3 fëmijë. Tre vjet pas divorcit Bajram Cejku, ka qëlluar me armë për të vrarë ish dhëndrrin Xhevahir Bajraktari.

Plumbat kanë qëlluar edhe Edmir Rrelajn, 35 vjeç, i cili ka qenë rastësisht pranë lavazhos në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Vorë.

“Grupi Hetimor i përbërë nga Specialistë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u konkluaduan se shkak për këtë konflikt me armë zjarri të një jetë një mosmarrëveshje familjare midis, pasi autori ka plagosur ish dhëndrin e tij shtetasin Xhevahir Bajraktari. “

Policia e kryeqytetit deklaroi se ka arrestuar pranë Stacionit të Trenit, autorin e ngjarjes Bajram Cejku, si dhe ka sekuestruar automatikun me të cilin ka qëlluar si edhe furgonin me të cilin lëvizte.

Ndërkohë në spitalin ushtarak gjëndja e 50-vjeçarit Bajraktari është e rëndë, ndërsa më e mirë paraqitej gjëndja për të plagosurin Rrelaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›