E Shtunë, 31 Tetor 2026

1700 vjet nga Edikti i Milanos

Para 1700 vitesht liria fetare u sanksionua me dekret perandorak. Me hyrjen në fuqi të atij që historia e njeh si ediktin e Milanos askush nuk do të kishtë më frikë të deklaronte besimin e tij fetar. Dekreti u shpall në një kohë luftrash të egra, në vitin 313 nga perandori i Romës Konstantini i madh. Një sërë konferencash do të mbahen në shtete të ndryshme si homazh për këtë akt. Një simpozium shkencor u mbajt dhe në Shqipëri.

Shqiptarët kanë më shumë arsye për t’u ndjerë krenare.

Ashtu sikundër krenar do të ndihej edhe Konstantini i madh për vendin e origjinës së tij.

Edikti i Milanos është aktual edhe sot pas 1700 vitesh nga firmosja e tij. Sipas referuesve në konferencën shkencore bota duhet të vijojë të gjejë frymëzim tek ky dekret i Konstantinit dhe Liciniusit, dhe popujt të mos përfshihen nga luftra që shpallen prej atyer që keqinterpretojnë librat e shenjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›