“Dielli rrotullohet rreth Tokës”, tha Miss Rusia dhe…dorëzoi kurorën
"Dielli rrotullohet rreth Tokës", u përgjigj Ina Zirkova, Miss Rusia, njërës nga pyetjet e gazetarëve, gjë që u bë çështje e parë në Rusi. Reagimet përçmuese e detyruan Miss-in të dorëzojë kurorën e “mbretëreshës së bukurisë”.
Përballë kamerave televizive, 23-vjeçarja nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e futbollist Yuri Zirkoff, dha një përgjigje, që bëri xhiron e botës nëpërmjet postimeve në internet, duke mbledhur mbi 5 milion shikime brenda 24 orëve.
"Ndoshta dielli rrotullohet rreth Tokës ... ose ndoshta e kundërta. Të them të vërtetën, nuk e di", tha Miss Rusia në intervistë.
Rusët nxituan ta kritikojnë ashpër, madje e quajtën atë “Miss budallaqja” dhe bënë komente që ishin më shumë se përbuzëse.
Për këtë arsye Miss Rusia vendosi të dorëzojë kurorën e bukurisë.
(an.jo/Balkanweb)