Plumba komunarit, i prishi avlline
Lezhe- Atentat kryekomunarit, se i prishi avlline e shtepise per te zgjeruar rrugen e fshatit. Ngjarja ndodhi prane komunes Blinishte ne lezhe, rreth ores 08:30 te mengjesit te djeshem, kur Jak Zhuba u qellua nga nje 22-vjecar pas nje konflikti te castit, ndersa shkonte ne zyre. Policia beri te ditur se ndaloi te dyshuarin, por nuk e identifikoi ate per arsye hetimi. Kurse kryekomunari eshte derguar ne spital, ku iu nenshtrua operacionit dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Ngjarja
Edhe pse ka qene person me imunitet, ky fakt nuk e ka penguar 22-vjecarin nga fshati Blinishte i Lezhes, qe t'i zinte mengjesin e djeshem rrugen, kryekomunarit Jak Zhuba. Mes tyre ka pasur nje debat te ashper, qe sipas te mbijetuarit dhe vete te dyshuarit pas hetimit, rezultoi se shkak eshte bere zgjerimi i rruges se fshatit dhe prishja e avllise se shtepise se 22-vjecarit, qe nuk identifikohet. Kreu i komunes i ka shpjeguar se ky ishte nje veprim i ligjshem, pasi nuk kishte rruge per banoret e zones, kurse i dyshuari ka pretenduar se prishja ka qene e qellimshme. Ne debat e siper i riu ka nxjerre nje arme tip pistolete "TT", duke qelluar shtate here mbi Zhuben. Policia gjeti te gjitha gezhojat ne vendngjarje, por nuk e sekuestroi dot pas krimit armen pistolete. Burime zyrtare thane se 22-vjecari, e kishte shtepine prane godines se komunes dhe eshte kapur teksa perpiqej te arratisej. Grupi hetimore po verifikon nese ne kete ngjarje ka pasur persona te tjere, te perfshire ne atentat.
Hetimet
Policia vendore tha se ka shoqeruar edhe pjesetaret e familjes te 22-vjecarit te dyshuar, per te mesuar me shume rreth shkaqeve dhe konflikteve te mundshme. Pista qe po heton policia, eshte ajo e "tentatives se vrasjes per shkak te cilesive te vecanta dhe per shkak te detyres". Sipas deshmitareve, kryekomunari Zhuba po udhetonte drejt godines se institucionit me mjetin e tij tip "Fuoristrade", me targa te huaja. Ne momentin qe eshte qelluar me arme zjarri, ai po dilte nga qendra e fshatit Blinishte, per te shkuar ne qytetin e Lezhes. Zedhenesja e policise vendore, Elona Nika, tha se eshte dokumentuar e gjithe ngjarja e ndodhur dhe u ndalua i dyshuari. Kryetari i komunes Blinishte, Jak Zhuba, eshte derguar me urgjence ne spitalin e Lezhes dhe po mbahet nen perkujdesjen e mjekeve, te cilet shprehen se ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ai ka marre disa plumba ne trup, por fatmiresisht, jo ne organet jetesore.
A. B.
Precedenti
Jo shume vite me pare, nje tjeter ngjarje e rende ka ndodhur me kryebashkiakun e Lezhes, Gjok Jaku. Nje i ri e ka qelluar ate per vdekje, me arme zjarri pasi eshte perleshur me te, ne momentin qe ai po hynte ne banese, vetem se ai nuk e kishte lene qe te ngrinte nje permendore per familjen ne varrezat e qytetit, ne kundershtim me vendimin e Keshillit Bashkiak te Lezhes. Atentatori i Jakut vazhdon te jete i lire akoma.