E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumbi i gomës e dëmtoi rëndë në sy, 28-vjeçari pësoi hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale! Operacioni është shtyrë për sot

Erjon Vishkulli, 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së djeshme për shkak se u godit nga një plumb gome të qëlluar nga Policia, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të ditës së djeshme.

erjon vishkulli

Sipas burimeve, operacioni është shtyrë për ditën e sotme ndërsa plumbi i gomës raportohet se nuk është hequr ende nga syri i të riut.

Pamjet nga vendngjarja, që u shpërndanë në mediat sociale, shkaktuan reagime të ashpra, ndërsa u kërkua hetim nga institucionet për shkak të dhunës barbare të policisë ndaj të rinjve që protestonin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›