E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra e Pergjimeve pa roje ne janar 2011

/ /

Me nje vendim qeverie eshte parashikuar terheqja nga sherbimi i policise se objekteve qe ruan aktualisht godinen e Prokurorise se Pergjithshme dhe institucionet vartese te saj ne Tirane dhe rrethe. Pasi eshte vene ne dijeni per kete vendim Prokuroria e Pergjithshme edhe ne kuader te diskutimeve per projektbuxhetin e vitit 2011 i eshte drejtuar Kryeministrise Ministrise se Financave dhe Ministrise se Brendshme duke i vene ne dijeni te situates. Prokurorja e pergjithshme Ina Rama ne letren e saj shpreh shqetesimin se pas dates 1 janar 2010 kur eshte planifikuar qe policia e objekteve te terhiqet nga sherbimi i ruajtjes se godinave te prokurorise institucioni i akuzes do te perballet me veshtiresi ne ushtrimin e detyres kushtetuese.
Vendimi i qeverise
Me date 28 prill 2010 qeveria e Shqiperise ka miratuar vendimin me numer 333 Per ruajtjen dhe sigurimin e objekteve shteterore ne te cilin eshte percaktuar se ruajtja dhe sigurimi i objekteve duke filluar nga data 1 janar 2011 do te behet sipas dispozitave te ligjit nr.8770 date 19.4.200 Per Sherbimin e ruajtjes dhe te sigurise fizike. Thene ndryshe pas dates 1 janar 2010 sipas vendimit te qeverise policia e objekteve nuk do te ruaje me godinat e prokurorise por organi i akuzes qe ne fillim te vitit te ardhshem duhet te ruhet nga police private. Ne letren e saj kryeprokurorja Ina Rama ve ne dukje se ne piken 1 te vendimit te Keshillit te Ministrave nuk eshte parashikuar qe objektet ne te cilat ushtron veprimtarine kushtetuese Prokuroria e Pergjithshme dhe prokurorite e vartesise te ruhen me punonjes te Policise se Shtetit.
Rreziqet
Prokurorja e pergjithshme e cileson te domosdoshme ruajtjen e institucionit te drejtuar prej saj me efektiva te Policise se Shtetit. Sipas kryeprokurores ruajtja e godinave te organit te akuzes me police eshte e domosdoshme per specifiken e punes se ketij institucioni. Ne keto ndertesa jane depozituar te gjitha dokumentet hetimore qe jane sekret shteteror kryhen hetime dhe merren ne pyetje te gjitha kategorite e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore si dhe ndodhen aparaturat e interceptimeve telefonike shprehet Ina Rama. Duke u nisur nga ky fakt Prokuroria e Pergjithshme ka pergatitur nje projekt-vendim te cilin e ka derguar ne Keshillin e Ministrave ku parashikohet qe objektet ne te cilat ushtron aktivitetin Prokuroria e Pergjithshme prokurorite e rretheve gjyqesore Prokurorite e Apelit dhe Prokurorite per Krime te Renda te perfshihen ne skemen e ruajtjes nga Policia e Shtetit. Po ashtu Prokuroria e Pergjithshme sqaron se ne projekt-buxhetin afatmesem 2011-2013 nuk jane parashikuar fonde per ruajtjen e objekteve per shkak te tavaneve buxhetore te paraqitura nga Ministria e Financave. Perfundimisht nese kerkesat e mesiperme nuk merren parasysh do te krijojne shqetesime serioze ne mbarevajtjen e punes se prokurorise thuhet ne letren e Prokurorise se Pergjithshme. Ska kohe per policine private

Nese Policia e Shtetit heq dore nga ruajtja e prokurorise prej dates 1 janar 2010 situata eshte me te vertete alarmante per shkak se ne fund te muajit nentor 2010 nderkohe qe buxheti eshte miratuar nuk ka ende asnje fond te caktuar qofte edhe per ruajtjen e godinave me police private. Ne keto kushte nese Policia e Shtetit largohet me 1 janar nga godinat e prokurorise ato rrezikojne te mbeten te pambrojtura per shkak te vonesave qe mund te krijoje planifikimi i buxhetit te ri dhe me pas perzgjedhja e kompanise private e cila do te
beje sigurimin e godinave. Rreziqet

. ne godinat e prokurorise jane te depozituara dokumentet hetimore te dosjeve penale te cilat jane te klasifikuara si sekret shteteror

. ne prokurori kryhen veprime hetimore dhe merren ne pyetje persona me rrezikshmeri te larte shoqerore

. ne godinen e prokurorise ndodhen aparaturat dhe zyrat qe realizojne interceptimin e bisedave telefonike ku ndodhet edhe arkiva me bisedat e pergjimeve procedurale

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›