Po afron dita e zisë!
Vargje nga Arben Duka
Po afron dita e zisë,
në Njëzet-e-Një janar,
para Kryeministrisë,
gjaku ende nuk është tharë!
Jo mor jo, serdhën nga deti,
sqenë bajlozë e sqenë kusarë,
atë ditë i vrau shteti,
krejt pa turp katër shqiptarë!
Katër bij të Shqipërisë,
kanë një vit që hanë dhe!
Dhe i pari Shqipërisë,
kapardiset po atje!
Kapardiset mirë e mirë,
komandanti i barbarëve,
e çdo ditë që shkon në zyrë,
shkel mbi gjakun e të vrarëve!
E më anë tjetër Edvini,
i bën thirrje çdo njeriu:
Ejani dhe lule vini,
para zyrës te Saliu
Edvin, pika që stë bie,
pse stë ha ujku me dhëmbë,
se ti sot duhet ta ngrije
Shqipërinë, gjithë në këmbë!
Pas 21 janarit,
demonstruesi u dënua,
e me urdhrin e të marrit,
kush na vrau, u gradua!
Krimi tallet edhe qesh,
kaq mjafton përmbi të tjera,
të ngulesh aty në shesh,
derisa të vijë pranvera!