Kontrabanda Vergine PS akuza Berishes

Partia Socialiste denoncoi serish aferat korruptive me naften Vergine duke akuzuar kryeministrin Berisha si pergjegjesin dhe organizatorin e saj. Deputeti Besnik Baraj njeheresh edhe sekretar per eshtjet Mjedisore ne seline roze u shpreh se perdorimi i hidrokarbureve me cilesi te ulet perkeqesojne shendetin e qytetareve. Futja direkt ne treg e 50 mije toneve nafte Vergine ne vit nje karburant me numer te ulet oktanesh qe artificialisht perpiqen ti rrisin me aditive te ndryshem ben qe te shkaterrohen automjetet e qytetareve pasi djegia e ketij karburanti nuk behet normale dhe nuk behet e plote.
Kanceri dhe semundjet e rrugeve te frymemarrjes jane vetem disa nga semundjet e rrezikshme e vdekjeprurese qe shkakton kjo ndotje. shte faji i Saliut qe shqiptaret paguajne me shendetin e tyre per milionat qe fut ne xhep oborri i kusarise- tha Baraj. Sipas tij kjo eshte arsyeja qe ne keto 6 vjet ne vendin tone ajri i qyteteve eshte ndotur me shume me helme si dioksidi i squfurit dhe benzeni. Deputeti socialist u shpreh se 50 mije tone nafte Vergine te hedhura ne treg cdo vit nga kjo kontrabande jo vetem con ne vjedhjen e miliona eurove qe shkojne ne xhepat e oborrit te kusareve por njekohesisht shkakton demtim te shpejte te makinave dhe pasoja shume te rrezikshme per shendetin.
PS akuzoi qeverine aktuale se lejon perdorimin e hidrokarbureve me cilesi te ulet te cilat nuk perdoren ne asnje vend tjeter te BE-se. Kjo nafte eshte thjeshte nje gjysme produkt eshte nje benzine me permbajtje shume me te larte te squfurit se sa standardet e BE-se dhe me nje numer te ulet oktani. Ky gjysme produkt nuk perdoret ne asnje vend te botes dhe eshte faji i Saliut qe ne tregun shqiptar hidhet nje helm i tille-tha Baraj.