E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po bëhej gati të ulej në një zonë turistike në malet e Nepalit, zhduket avioni me 22 persona në bord

Një aeroplan me 22 persona është zhdukur në Nepal. Në bord ishin 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, ndërsa avioni po fluturonte nga qyteti i Pokhara në Jomsom, një qytet i njohur turistik në Nepalin qendror.

Pokhara është rreth 80 milje në perëndim të Katmandu, kryeqyteti. Avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit pesë minuta para se të ulej në Jomsom, një vend i njohur turistik. Teksa nuk ka ende asnjë gjurmë nga avioni, Ushtria Nepaleze është angazhuar për të ndihmuar në kërkimin.

Zyrtari i policisë Prem Kumar Dani tha se një ekip kërkimi-shpëtimi me bazë tokësore ishte dërguar në zonën pranë malit Dhaulagiri, maja e shtatë më e lartë në botë 8,167 metra.

Nepali ka një rekord aksidentesh ajrore. Kjo për shkak se moti i tij mund të ndryshojë papritur dhe pistat e avionëve zakonisht vendosen në zona malore të vështira për t’u arritur.

Në fillim të vitit 2018 , një fluturim i US-Bangla Airlines nga Dhaka në Katmandu u mori flakë në ulje, duke vrarë 51 nga 71 personat në bord./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›