“Po bëhemi gati për fitore”, Oerd Bylykbashit mesazh për Alibeajn dhe Bashën

Çfarë pret PD nga zgjedhjet e 14 Majit? Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, është i kujdesshëm për të bërë parashikime, por diçka e ka të qartë: “Nuk do të ketë objektiva humbës si ato që vendosi Lulzim Basha në zgjedhjet e 2021”.
“Si një nga kandidatët për Qarkun e Durrësit dhe dija objektivin e Durrësit, 64 mijë vota. Një objektiv humbës. Me aq vota ne merrnim 6 mandate, na duheshin 8. Në analizën e 2021 në kryesi pashë një rezultat humbës dhe i kam kryetarit se këtë llogari jua kanë bërë për të humbur zgjedhjet. Nga kjo kuptova që ne nuk kemi shfrytëzuar potencialin tonë në zgjedhje. Ne po përpiqemi të ndërtojmë një proces të besueshëm përmes primareve dhe kjo do të mbledhë maksimumin. Votat për këshilltarë do të tregojnë trendin ku po shkon vota proporcionale dhe tregon çfarë vale po vjen. Rama ka përballë një koalicion politik, me të cilin nuk bën dot pazare. Ka shumë rëndësi numri i bashkive që do të fitohet, ç ‘lloj bashkish do të fitohen. Rëndësi ka që ne nuk tolerojmë kësaj radhe. Zgjedhjet nuk mund të preken më nga Edi Rama. Ne po bëheni gati për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, tha ai
Oerd Bylykbashi rezervohet për t’u shprehur për forcën elektorale të palës tjetër demokrate në zgjedhje, por një mesazh e ka, teksa u shpreh se Alibeaj nuk ka të drejtë të regjistrohet në zgjedhje.
“Enkelejd Alibeaj nuk ka të drejtë të regjistrohet në zgjedhje. Nuk ka tagër. Nuk e njeh ligji, nuk e njeh KQZ, nuk e njeh regjistri i partive politike. Ndoshta do të shpluhrosin Lulzim Bashën dhe firmën e tij për të regjistruar kandidatë. As ai nuk e ka tagrin, se ka dhënë dorëheqjen. Gjykata thjesht duhet ta pasqyrojë ketë akt. Ose të regjistrojë vendimin tjetër dhe është i shkarkuar. Të përpiqesh të mbash PD nga brenda nuk është demokratike. Minoranca nuk bëhet dot maxhorancë. Nuk mund të them sa njerëz do të ndjekin idenë për të copëtuar votën e PD. Jam shpresëplotë se opozita do të bashkohet në objektivin e përgjithshëm. Uroj që deri atëherë gjykata të kuptojë se nuk mund t’i bëjë dëm demokracisë dhe pluralizmit”, tha nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, për emisionin “Pa Censurë”.
/rtsh.al/