Primaret, fasadë apo demokraci? Oerd Bylykbashi: U respektua vota e çdo demokrati

Nënkryetari i PD, Oerd Bykykbashi, mohoi që primaret ishin një garë fasadë me kandidatë të paracaktuar.
“Primaret kanë funksionuar dhe kanë prodhuar kandidatë të mandatuar nga zgjedhësit. Kjo është diçka që nuk e kemi patur deri dje. Kemi kohë të mjaftueshme për të përgatitur fushatën dhe për të shuar çdo keqkuptim mes atyre që garuan”, u shpreh Bylykbashi për emisionin “Pa Censurë”.
Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje të prerë pse numri i anëtarëve dhe i simpatizantëve të regjistruar nuk u bë publik.
“Çdo kandidat kishte akses në lista. Problemi ishte se na u desh t’i ribënim të gjitha nga fillimi. Me të dhëna të qarta, është shkuar dhe është votuar. Është diçka e re që nuk ka ekzistuar më parë. Nuk mund të quhen primare votimi negativ që ndodhi më 2020, që prodhoi vetëm helme brenda partisë. Por primaret prodhuan kandidatë nga 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD”, theksoi Bylykbashi për emisionin “Pa Censurë”.
/rtsh.al/