E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti duhet të ketë prioritet kthimin e pronës tek i zoti

Share

Nga Njazi Muka

Së pari falenderoj mediat që më japin mundësinë të shpreh publikisht kritikën publike për anarkinë postkomuniste të pronës dhe apelin për tejkalimin e kësaj situate shkatërrimtare për popullin shqiptar. Shkaktarët janë politikanët shqiptarë dhe oportunizmi dëmprurës i ndërkombëtarëve.

E gjithë Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në krahasim me situatën e mjeruar të para vitit 1991 dhe kjo i dedikohet disa elementeve të çrregullt të veprimtarisë private dhe tregut të lirë.

Unë jam një nga ata shumë pronarë të ligjshëm që prej 20 vjetësh jemi në pritje që Qeveria demokratike të më kthejë pronat që më ka grabitur qeveria sllavo-komuniste. Por çfarë kërkojmë ne pronarët e shpronësuar nga politikanët Sali Berisha, Edi Rama, nga ambasadori i BE  zoti Ettore Sequi dhe ambasadorët e tjerë.

Më pëlqeu deklarimi i z. Edi Rama se PS do zgjidhë përfundimisht problemin e pronave, por le të ndalemi tek faktet dhe mos mashtrohemi me premtime.

Sllavo-komunizmi filloi me Enver Hoxhën dhe në 1991 u duk sikur u mbyll me Ramiz Alinë, kur  por e keqja ka ndryshuar emrin, por nuk është çrrënjosur. Në 1991 u përmbys busti, u vendos pluralizmi politik, por themelet e shtetit kapitalist dhe të demokracisë mungojnë.

Ndërsa Evropa dhe SHBA qenë të suksesshëm në shumicën e vendeve të ish kampit socialist në Shqipëri, ata dështuan. Asnjë politikan vendas apo i huaj nuk ka të drejtë të thotë se në Shqipëri është vendosur dhe po zhvillohet kapitalizmi, se po respektohen të drejtat e njeriut dhe demokracia po funksionon. Fakti se kanë kaluar 20 vjet dhe prona nuk po kthehet tek i zoti, qëndrimi i heshtur për pronën i dy partive politike kryesore, por  dhe i ambasadorëve të BE, OSBE FMN,  Bankës Botërore tregon rrugën e tyre të gabuar. Mos veprimi efektiv për kthimin e pronës tek i zoti mohon misionin për të cilin partitë politike janë krijuar si dhe misionin për të cilin përfaqësitë e institucioneve ndërkombëtare kanë ardhur në Shqipëri. Në Shqipëri luftën e ftohtë e ka fituar sllavo-komunizmi.

Eshtë i pajustifikueshëm fakti se kanë kaluar 20 vjet dhe pronat e nacionalizuara nga komunizmi jo vetëm që nuk janë kthyer tek i zoti. Prej shumë vjetësh dëgjojmë demagogjinë e kompensimit dhe të legalizimit ndërsa pronat e pronarëve po shfrytëzohen nga politikanët dhe nga klanet e tyre. Si politikanët kleptokratë shqiptarë dhe përfaqësuesit e BE që na quajnë me emrin ish-pronarë, dhe flasin për gjëra të përgjithshme, tamam  ashtu siç ju intereson politikanëve që spekulojnë me pronat tona. Me këtë qëndrim ambasadorët po shkelin parimet e Kartës së Kopenhagenit dhe të shtetit kapitalist. Si kudo në botë një pronë ka vetëm një pronar. Zgjidhja e qëndrueshme e problemit të pronës bëhet nëpërmjet kthimit dhe jo nëpërmjet kompensimit dhe legalizimeve siç rekomandojnë specialistët e Bankës Botërore, konkluzione që janë turp dhe njollosin emrin e këtij institucioni. Këta rekomandime janë mbështetje për politikanët shqiptarë që pas vitit 1991, në shkelje të kushtetutës dhe të drejtës së pronësisë, miratuan ligje me të cilat përvetësuan pronat tona. Premtimet e politikanëve për një shtet kapitalist, shtet të së drejtës, rend demokratik etj, pas vitit 1991 e në vazhdim kanë qenë të shumta dhe të bukura, por ato kanë mbetur demagogji dhe gënjeshtra për vetë faktin se pronat akoma nuk janë kthyer.

Zgjidhja definitive e problemit të pronës është paraqitur në mënyrë të detajuar disa herë nëpër artikuj nga shoqata Pronësi me Drejtësi por këto kërkesa kanë rënë në veshin e shurdhër të kleptokratëve të politikës shqiptare dhe të mbështetësve të tyre perëndimorë.

Shkelja e të drejtës së pronës nuk është një gabim i thjeshtë për një krim me pasoja sociale dhe kombëtare ku janë të implikuar:

1-Drejtuesit e politikës shqiptare prej vitit 1991 e deri sot ku rolin kryesor e ka pasur dhe e ka z. Sali Berisha.

2-Të gjithë deputetët e pas vitit 1991 që kanë miratuar ligje gjysmake që kanë justifikuar transferimin e paligjshëm të pronave në interes të oligarkisë politike dhe klaneve të tyre.

3-Zbatimi i gabuar i këtyre ligjeve gjysmake nga administrata shtetërore, që ka nxitur zhvillimin e korrupsionit në administratën shtetërore dhe në sistemin e drejtësisë.

4-Ambasadorët dhe përfaqësuesit e institucioneve demokratike që megjithëse kanë marrë informacion të bollshëm për mosrespektimin e të drejtës së pronës dhe i kanë transmetuar me kabllogramet përkatëse këto informacione për vjedhjen e pronave nga oligarkia politike dhe numrin në rritje të vrasjeve për probleme të pronës dhe flasin sa për të kaluar radhën duke përmendur dhe rëndësinë e pronë dhe të titujve të qartë të pronësisë.

Bindjet e mija politike janë të djathta dhe morali im nuk pajtohet me moskthimin tek i zoti të pronës që pas vitit 1945 shteti sllavo-komunist ju ka grabitur qytetarëve. Gjithashtu kam bindjen se edhe morali i të majtëve ose i socialistëve, por duhet theksuar i atyre që janë të ndershëm dhe patriotë, nuk përputhet me vjedhjen nuk përputhet me përvetësimin e pronës së dikujt tjetër. Deri sot në asnjë kongres apo program  të PS, nuk kam dëgjuar të të kritikohet Sali Berisha dhe të flitet për pronën tek i zoti. Deri sot drejtuesit e PS, nuk kanë përfaqësuar elektoratin e majtë, por transformimin e komunizmit në hajdutëri, që ka infektuar drejtuesit e të djathtës dhe një pjesë të ambasadorëve. E përshëndes faktin se në platformën e kongresit që do të zhvillojë PS tani në nëntor u deklarua zgjidhja përfundimtare e problemit të pronës. Por si do bëhet kjo zgjidhje . Theksoj se kryesia e kësaj force politike nuk ka marrë asnjë kontakt me shoqatën Pronësi me Drejtësi dhe nuk është sqaruar asnjë fjalë nëse PS do të kërkojë kthimin fizik të pronës konform nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës apo çështja e pronës do të shfrytëzohet për demagogji siç kanë bërë të dy krahët e politikës në këto 20 vjet. Një gjë është shumë e qartë:  Anarkia postkomuniste e pronës po shkatërron Shqipërinë dhe gabimet duhet të korrigjohen duke filluar aty ku kanë nisur në vitin 1991, d.m.th. Shteti duhet të ketë prioritet kthimin e pronës tek i zoti. Shoqata e Pronarëve ka raportuar shumë herë se anarkia e titujve të pronësisë dhe kriza e pronave ka ardhur si rezultat i nenit 8 të ligjit famëkeq 7501, është raportuar se anarkia e pronës ka shkaktuar mbi 8000 krime dhe por kjo nuk ka tërhequr vëmendjen e ambasadorëve. Shkaku dhe pasoja janë shumë të qarta dhe mund të korrigjohen me një ndërhyrje të vetme ligjore dhe pa asnjë faturë financiare. Në mënyrë publike nga z. Aleksandër Arvizu, ambasador i SHBA është thënë se  duhet hetuar me themel për vrasjen e 4 qytetarëve në 21 Janar, por me siguri Ambasadori e ka të qartë se nuk ka kapitalizëm dhe demokraci pa kthyer pronën tek i zoti dhe se vrasjet për pronat dhe problemi i pronës është shumë më shqetësues, më madhor dhe shumë më parimor se konflikti PD-PS. Zgjidhja e pronës nuk mund të mbyllet me kompensime dhe legalizime, por me kthim fizik dhe shpallje NUL të çdo akti që bie ndesh me menin 41 dhe 181 t

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›