E Diel, 1 Nëntor 2026

Po i hetojmë transaksionet bankare të qeveritarëve

Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu, në një intervistë për “Kosova Sot”, ka deklaruar se janë duke e monitoruar çdo transaksion të dyshimtë bankar që është bërë nga personat qeveritarë, duke përfshirë këtu edhe rastin e fundit të një zëvendëskryeministri, i cili e kishte deponuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit një garanci bankare dhe më vonë është konstatuar se ajo garanci ka qenë e falsifikuar
“Kosova Sot”: Na tregoni çfarë pune bën aktualisht Njësia e Inteligjencës Financiare (NIF) dhe cilat janë kompetencat e këtij institucioni?

Dardan Nuhiu: Tani ky institucion quhet NIF, Njësia e Inteligjencës Financiare, ndryshe siç është quajtur me herët, FIC - ‘Financial Intelligence Units of Kosova’.

Pra, më herët ka qenë Qendra e Inteligjencës Financiare, tani është Njësia e Inteligjencës Financiare. Fillimisht FIC është krijuar në vitin 2004 dhe ka qenë në kompetencë ekskluzive të UNMIK-ut, ku qëllimi i saj fillimisht ishte përcjellja dhe qarkullimi i parasë së gatshme.

Ky institucion më herët është menaxhuar nga ndërkombëtarët. Ndërsa, në vitin 2011 jam caktuar si drejtor i kësaj njësie, më 15 qershor të vitit 2012 janë dorëzuar komplet kompetencat nga EULEX-i tek stafi vendor. Misioni i NIF-it është mbledhja, analizimi dhe shpërndarja e informative tek institucionet e zbatimit të ligjit.Përcjellje e veçantë për zyrtarët qeveritarë
“Kosova Sot”: Cilat janë mangësitë e Ligjit kundër shpëlarjes së parave?

Dardan Nuhiu: Unë i kam parë mangësitë e këtij ligji duke e krahasuar me ligjet e tilla evropiane, gjatë vitit 2012. E kemi krijuar një grup punues, në të cilin kanë qenë të përfshirë Banka Qendrore, një pjesë e Zyrës së Thesarit Amerikan dhe na ka ndihmuar gjithashtu edhe EULEX-i. Kanë qenë të përfshirë dhe disa ekspertë të Bashkimit Evropian.

Me këtë kemi bërë që të ndryshohen disa nene të Ligjit për shpëlarjen e parave, që tashmë janë ndryshuar në Kuvend, para tri javësh. Pra, janë këto disa nene që parandalojnë shpëlarjen e parave dhe financimin e grupeve terroriste./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›