Rizai pas dorëzimit: Do ta provoj prapë, këtë herë dështova
222.jpg)
Pengmarrja e bujshme e shtetasit shqiptar, i cili vuan dënimin e përjetshëm në Greqi, Alket Rizai, ka përfunduar pas fiks 24 orësh, mbrëmë në burgun e Malandrinos në Greqi. I burgosuri, i cili mbajti peng jo vetëm gardianët, por edhe opinionin publik në Greqi e Shqipëri, kësaj here nuk ia ka dalë dot të largohet në mënyrë spektakolare nga burgu.
Sipas informacioneve që vijnë nga burimet e policisë, Alket Rizai, vendosi të dorëzohej kur ka parë të afrohet drejt tij skuadra e forcave speciale të policisë.
“Nuk ,und të shkoj më tutje. Le të përfundojmë këtu gjithë situatën”. ka thënë Rizai, duke përfunduar kështu pengmarrja prej 24 orësh.
Sikundër bëjnë të ditur burime nga ministria greke e Drejtësisë, Alket Rizai në posedim të tij kishte vetëm thika artizanale dhe asnjë bombë, apo eksploziv, siç pretendonte për orë të tëra, transmeton shqiptarja.com
Në një prononcim për shtypin, nëngjenerali Apostolos Kaskanis, i cili është Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë Kontinentale, ka theksuar se e gjithë pretendimi për lëndë eksplozve ishte një bllof dhe u vërtetua. Sipas tij, Alket Rizai u detyrua të dorëzohej kur kuptoi se në asnjë mënyrë nuk do të plotësohej kërkesa e tij për t’u lënë i lirë
Burime të tjera të besueshme nga policia bëjnë të ditur se Alket Rizai i tha negociatorit të policisë gjatë kohës që po dorëzohej se “Kësaj here nuk ia arrita, ndoshta herës tjetër”. Mësohet se në vend të lëndëve eksplozive që Rizai pretendonte se kishte, ai e mbajti peng Greqinë me një radiokasetofon nga i cili dilnin disa kablle.
Gjithsesi nuk dihen ende mirë ato që ka kanë ndodhur më pas në burgun e Malandrinos, kur mori fund pengmarrja.
Rizai është çuar menjëherë në qelinë e tij, ndërkohë që pngjet e liruara dëshmojnë se negociatat vazhdonin papushim me Rizain deri në minutat kur mori fund pengmarrja./Indeksonline/