Po i mocmi filozof cfare mendon

Kur kerkohet te behet filozofi na duhet filozofi e kur nuk nevojitet filozofi na hyn ne pune filozofia pra duhet bere filozofi ne cdo rast e kur ka filozofi jemi te detyruar ta perdorim ne cdo menyre e qysh ne momentin kur ekziston. Kur filozofia nuk ekziston perpiqemi te kuptojme pse-ne. Pra kerkojme e bejme filozofi pasi kerkimi eshte shkaku i filozofise.
A vlen politika Drejtesia funksionon Taksat jane te larta Jeta e kushtezuar Vdekja e lire Besimi i respektueshem Familje moderne o tradicionale
Pas cdo pikepyetjeje opinionet filozofojne mendime e orientohemi rreth nje bote per te kuptuar horizontin e saj. Shpesh pergjigjet jane rifreskim i leksioneve te filozofeve antike qe dikur u jepnin zgjidhje problemeve urgjente te kohes.
Filozofia eshte kaq ne mode sot. Ta ofron politikani poeti biseda me nje mik ta kerkon vetvetja. Ne imagjinaten tone ka pamjen e nje te mocmi qe me nje trokitje gishtash jep refleksionin e drejte ndaj cdo dyshimi problemi. Eumlshte mendimtari i madh te se shkuares qe kthjellteson filozofine moderne e evidenton kompleksitetin e individit te cilit i atribuohet. Filozofine e kerkojme e japim e pretendojme e pranishme kudo e kurdo shkak i kuriozitetit te padiskutueshem human.
Kur kerkohet te behet filozofi na duhet filozofi e kur nuk nevojitet filozofi na hyn ne pune filozofia pra duhet bere filozofi ne cdo rast e kur ka filozofi jemi te detyruar ta perdorim ne cdo menyre e qysh ne momentin kur ekziston. Kur filozofia nuk ekziston perpiqemi te kuptojme pse-ne. Pra kerkojme e bejme filozofi pasi kerkimi eshte shkaku i filozofise. Ky mendim i ngjashem me nje loje fjalesh qe kurthezon gjuhen ka moshen antike te autorit te tij Aristotelit.
Ne nje bote komplekse ku zgjidhjet jo rralle here deshtojne ne veshtiresine e bashkejeteses se kompleksitetit individual me ate kolektiv rithirrja e konsiderimi i karakterit plural te problemeve ne mungese te solucioneve te thjeshta eshte nje nga vlerat me te medha qe i jepet filozofise eshte nje leksion i pamohueshem qe klasiket na japin gjithmone mjafton ti lexojme.
A vlen politika Drejtesia funksionon Taksat jane te larta Jeta e kushtezuar Vdekja e lire Besimi i respektueshem Familje moderne o tradicionale
Kur drejtesia mund te konsiderohet e drejte
Procese shume te gjata nderhyrje politike ne magjistrature e anasjelltas gjykime te paqartahellip Sipas filozofit grek Trasimaco edhe 2500 vite me pare gjerat nuk shkonin me mire drejtesia - thoshte ai - eshte gjithnje e nevojshme vetem per me te fortit. Trasimaco mendonte se ligjet jane kunder natyres e drejtesia eshte vetem nje instrument ne duart e fuqise i perdorshem per te ruajtur vetveten. Cdo qeveri vendos ligje per nevojat e veta. Pra sipas Trasimacos nje drejtesi e drejte do te ishte e pamundur.
Denimi me vdekje a eshte i drejte Sipas filozofit milanez Cesare Beccaria 1738-1794 nje drejtesi e drejte mund te mbahej vetem fale ligjeve vertete te afta per te denuar me nje mizori me te vogel e duke mos lejuar kryerjen e krimeve te tjera. Pra sipas Beccaria-s nuk duhet te ekzistonte as tortura e as denimi me vdekje. Edhe per sa i perket kohegjatesise se proceseve ky filozof kishte ide shume te qarta midis krimit e denimit - thoshte ai tre shekuj me pare - duhej te rridhte koha me e vogel e mundshme Ne traktatin e tij Krime e denime i cili shenon fillimin e historise moderne te se drejtes penale Cesare Beccaria shkruan se vonesa prodhon efektin e ndarjes se ketyre ideve e zvogelon te krimineli friken se do ti nenshtrohej nje denimi. Ligjet para se gjithash duhet te jene te qarta e jo subjekt i arbitraritetit me te forte. Nuk eshte e drejte te dhunosh me tortura injorime e burgim paraprak para se te gjendet fajtori. Nje njeri pa krime te provuara eshte i pafajshem.
Eumlshte e lejueshme te mos paguash taksat
Taksat nuk i kane pelqyer kurre askujt. Por sipas filozofit anglez Thomas Hobbes 1588-1679 taksat duheshin paguar e do te paguhen deri sa te ekzistoje njerezimi. Sipas tij shteti duhet te jete absolut e i patolerueshem. Sovrani duhet te vendose mbi luften paqen kush do te gjykoje e sa taksa duhet ti paguajme. Edhe pse nuk arriti te perkufizonte idene se mospagimi i taksave eshte legjitime nje tjeter filozof anglez John Locke 1632-1704 nje nga baballaret e liberalizmit mendonte se atom und te ishin dhe te evitueshme. Kur taksat jane percaktuar pa konsensusin e shumices - sipas Locke - ishte e ligjshme ti drejtohej sovranit per te mos i paguar. Shteti sic e konsiderojme sot qe edhe per Locke mbrojtja e te drejtave te qytetarit e arsyetimi i tij behet me largpames kur arsyeton se per taksa te mbirenduara duhet te pretendohej mospagimi i tyre. Prospektiva politike e sociale per Locke qe modeli i nje shoqerie liberale e toleruese ku stabiliteti e rregulli social jane rezultati i nje ekuilibri kerkesash individuale e kolektive.
A eshte e nevojshme klasa e politikaneve
Per Platonin qysh ne Greqine e shek. V p.e.s. kjo pyetje nuk duhet te vihet ne diskutim. Sipas tij roli i qeverisjes i takon nje ajke e do te kete nje qeveri te mire vetem kur filozofet te behen mbreter e mbreterit filozof. Platoni pretendonte pjesemarrjen e dijetareve me te zote ne parlament. Ne idealin e tij te Republikes politikanet duhet te perballonin detyren e tyre me nje shpirt devotshmerie e pa krenari. Mbi te gjitha ne qeveri duhej te shkojne njerez qe nuk duan te qeverisin pasi ne rast te kundert rivaliteti i tyre do te shkaktoje konfuzion. Per filozofin anarkik Michail Aleksandrovic 1814-1876 cdo institucion i politikes qe sinonim i pabarazise. Aprovonte mbeshtetesit e antipolitikes e vinte ne dyshim faktin se demokracia paraqiste formen me te mire qeverisese. Aleksandrovic ishte i idese se pa nje guide politike cdo popull mund te udhehiqte vetveten e mund te organizohej spontanisht me mire pa nevojen e autoriteteve. Sokrat Glaucone Polemarco Adimanto Cefalo e Trasimaco qene mbajtesit e spektrit te dialogut te perhershem ne realizimin e nje komunitetit perfekt social e politik.
Familja tradicionale eshte nje institucion natyror
Lidhjet civile midis individeve te te njejtit seks a dhunojne ligjin e natyres Absolutisht po - do ishte pergjigja e filozofit antik Tomaso DAquino 1225.1274. Veset qe dhunojne rregullat e natyres njerezore jane akoma me te papranueshmehellip - shkruan ai. Nje traktat filozofik mbi martesen ka lene trashegimia e tij filozofike.
Te gjitha gjerat marrin nga natyra nje limit konstant te madhesise e rritjes. Martesa duke qene nje institucion natron ka nje kohe e nje moshe te percaktuar. Asnje problem per sa u perket cifteve homoseksuale e lesbike nuk ka per filozofin Campanella 1568-1639 i cili ishte per nje shoqeri ideale pa familje e pasuri private. Duke qene nje burim egoizmi diskriminimi social e nje pengese ne vellazerine universale familja duhej shkrire - shkruan ai.
Kush ka te drejte te abortoje
Ligjet per nderprerjen e shtatzenise o jo jane opinione filozofie mbi konceptimin e jetes Disa e konsiderojne nje te drejte gruaje e disa te tjere nje te drejte legjitime te embrionit i konsideruar nje person nga te gjitha kendveshtrimet. Pikerisht kjo ajo cka mendonte dhe filozofi kristian Tertulliani II-III p.e.s sipas te cilit Zoti i jep shpirt embrionit qe ne momentin e konceptimit. Tertulliani e konsideronte abortin si nje krim te paraprire. Nuk ka diference ndaj heqjes se jetes kur ka lindur e shkaterrimin e saj kur nuk ka lindur. Per filozofin grek Aristoteli IV p.e.s shpirti aktivohet 40 dite pas konceptimit gje qe dallon dhe njerezit nga kafshet. Sipas tij aborti do te sete i drejte po te kryhej brenda javeve te para te shtatzenise duhej kryer nje abort para se embrioni merrte ndjeshmeri e jete.
Emigracioni duhet kontrolluar
Per filozofin gjerman Johann Gottlieb Fichte 1762-1814 cdo popull e shtet duhet te jete pronar ne tokat e tyre. Per te pastertia e shpirtit gjerman duhej ruajtur me cdo kusht dhe eshte e vetmja menyre per te shpetuar identitetin e nje kombi. Per filozofin Diogene di Sinope i ashtuquajturi CinikuIV p.e.s duhej te hapeshin te gjitha kufijte. Pyetjes se kush ishte atdheu i tij ai iu pergjigj Vetequhem qytetare i botes. Edhe filozofi gjerman Immanuele Kant qe kish jetuar rreth dy mije vjet me pare I konsideronte te gjithe njerezit e barabarte pavaresisht nga prejardhja e tyre. Te gjithe duhet te gezojne te njejtat mundesi edhe jashte atdheut te tyre.
A duhet limituar bioteknologjia
Filozofi francez Jacques Maritain 1883-1973 ishte kunder cdo lloj manipulimi gjenetik e klonimi. Sipas tij ligjet humane duhen frymezuar nga principe etike e morale. Per filozofin anglez David Hume 1711-1776 faktet demonstrohen shkencerisht vlerat e normat etike morale apo fetare jane te pademonstrueshme racionalisht. Arsyeja e morali nuk shkojne dakord. Sipas tij eshte e pamundur qe dallimi midis te mires e te keqes morale mund te stabilizohet nga arsyeja Pra eshte e pamundur te vendosen principe te pranueshme nga te gjithe. Ligji Hume thote liri te koshiences perballe ceshtjeve etike.
Feja mund te kushtezoje shtetin
Per filozofin arab Al-Farabi shek X feja e shteti eshte nje gje e vetme. Kreu i cdo komuniteti eshte dhe guida shpirterore e tyre. Filozofi Marsillo da Padova 1275-1343 i konsideron fetaret sherbyesit e mbreterise se qiellit dhe laiket administratoret e puneve te tokes. Per te duhet te jete populli dhe jo Zoti qe te vendose se kush do qeverise. Edhe Krishti - thote ai - qe eshte mbreti i mbreterve kerkon te ushtroje nje force apo fuqi mbi kete toke. Shteti duhet te bazohet ne ligjet e njerezve e jo ne ato te librave te shenjte.