“Po kërkohet çmontimi i Ramës dhe Berishës”- Salianji: Paketa e masave? Të gjithë diktatorët në fundin e tyre shtojnë represionin! Nëse ka ANTIFA, kush është fashisti?!
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte sot në News24 teksa komentoi edhe humbjen e Vuçiçit në zgjedhjet serbe dhe lidhje që mund të ketë me Tiranën.

Protestat qytetare dhe studentore të muajve të fundi, Salianji i shikon si një përpjekje për të çmontuar Ramën dhe Berishën.
Sa i përket paketave ndaj tubimeve të propozuara nga Rama, Salianji thekson se të gjithë diktatorët në fundin e tyre shtojnë represionin ndaj njerëzve.
Nga ana tjetër, pretendimeve të Ramës për ANTIFA, Salianji i përgjigjet se nëse ka lëvizje antifashiste, atëherë këtu ka dhe një udhëheqje fashiste.
Salianji: E dukshme që Rama dhe Berisha po kërkohet të çmontohet se janë pengesë për një Shqipëri europiane. Të bëjmë përpjekje maksimale që të jetë sa më pak kosto se po kërkojnë ta mbajnë me forcë dhe shpëtimi prej tyre të jetë sa më i afërt.
Po pse Ramiz Alia çfarë tha? Vuçiç çfarë tha? Orban çfarë tha? Të gjithë diktatorët në fund shtojnë represionin. Do futesh në burg për ecje me duar në xhepa. Gomarllëqe, nuk mbahet pushteti me forcë. E ka respektuar kontratën Edi Rama? Nuk do ketë dhunë tha si në të kaluarën. Këto po prodhohen heronj nga përballja me këtë regjim. Njëri humbi syrin nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Bizneset po pësojnë humbje masive për shkak se Edi Rama po kërkon të qëndrojë në pushtet. Shteti që ka ndërtuar Edi Rama nuk po i jep ndonjë ndihmë. Bizneset këtu mbyllin qepenat nga Edi Rama. Çfarë pëson Shqipëria nëse ikën Edi Rama? Përveçse çlirohet. Nëse krijohet tirani, përmbyset.
Dy elementë, e para bëjnë si parashikues të mëdhenj, e dyta qëndron Sali Berisha. se kanë garanci duan të trembin njerëzit që nuk kanë alternativë. Do dalë alternativë. Populli ka dalë në rrugë se nuk duan asnjërin. Nëse ka ANTIFA, kush është fashisti këtu? Ka lëvizje antifashiste në Europë se mendojnë se ka fashizëm, po në Shqipëri kush është fashisti?! Këtu po dalin populli. Edhe Vuçiç thoshte të njëjtën gjë, i kanë nxitur ambasadat që nuk e duan të mirën e Serbisë. Kur humbet pushtetin këta humbin edhe mendjen. Janë në hall çfarë nuk do thonë tani.