Po ku je Sali Fazlliçi
Po ku je Sali Fazlliçi,
O nacionalist me nam
Që për pakëz shqiptarizëm,
Eh! gjithmonë bëje hatanë
Cili je në të vërtetë,
o “udheheqësi legjendar”
Je i ndershëm siç pëllet,
apo burri telendar...
Je kalorësi antivjedhje
që lufton me celular?
Apo thjesht bab’i Argitës,
që s’po lë pronë pa e marrë
Je burrë-shteti dhe zotni,
që në botë na përfaqson?
Apo thjesht bab’i Shkëlzenit
që sekserët koordinon?
Je timiku i Kosovës,
që luftonte drejt lirisë
Apo “antisllav” i thekur,
që i çonte naftë Serbisë?
Pse çdo gjë që bëke ti,
paska një justifikim
Pse gjithmonë gaboka tjetri
Kurse ti s’je kurrë gabim?
Cili je mor firaun,
se i bëre lëmsh shqiptarët
A je me këta të dytët,
A je me ata të parët?