E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit politikë po e hidhërojnë shumë jetën tonë shpirtërore

Politikë sot bëjmë të gjithë edhe me shkrimet tona, por varet se çfarë edukojmë dhe çfarë përgatitim për nesër. Enver Hoxha ka bërë histori për gjysmë shekulli për kombin tonë, për mirë apo për keq, Ramiz Alia bëri për nja pesë a gjashtë vjet, por dhe Sali Berisha e Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Moisiu apo Bamir Topi.

Dhe këta do t’i gjykojë historia sipas punës që kanë bërë dhe sa u kanë shërbyer shqiptarëve. Unë shikoj se drejtuesit po e hidhërojnë shumë jetën shpirtërore, nuk flas për atë financiare, sepse disave u mungon kultura e të drejtuarit, duke patur në veten e tyre jo Shqipërinë dhe shqiptarët, por maninë e gllabërimit personal, pa kush të dojë le të rrojë.

Sot po spekullohet me jetën e njerëzve në emër të asaj, që ata i thonë demokraci e fjalë e lirë , por nuk është gjë tjetër veçse anarshi dhe hajdutllëk i pamoralshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›