E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla mbetet pa roje, vidhen kompjuterët

Shkolla pa roje dhe pa dritare
ka qenë shumë e lehtë për t‘u
vjedhur në një fshat të Komunës
së Polisit në Rrethin e Librazhdit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë
lokale, dje në mbrëmje është vjedhur
shkolla nëntëvjeçare e fshatit
Gurëshpatë, rreth 40 kilometra
larg qytetit të Librazhdit. Të njëjtat
burime konfirmojnë se është
njoftuar nga një banor i zonës
salla operative pranë Drejtorisë së
Policisë të Qarkut Elbasan, se në
fshatin Gurëshpatë, është vjedhur
shkolla 9-vjeçare. Në vendngjarje
është dërguar grupi hetimor, i cili
ka kryer veprimet e para dhe nga
deklarimet e drejtorit të shkollës,
Kujtim Cura, banues në fshatin
Polis-Gostimë, u konstatua se
persona ende të paidentifikuar
janë futur brenda në njërën
nga klasat e kësaj shkolle, ku
ndodheshin gjashtë kompjuterë
dhe kanë marrë dy prej tyre. Po
punohet nga ana e policisë për
identifikimin e kapjen e autorëve
të ngjarjes. Mësohet se godina
e shkollës nuk ka roje gjatë pushimeve
verore, si dhe xhamat
e dritareve të katit të parë kanë
qenë të thyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›