E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 paqe Hamilton-Massa


Lewis Hamilton dhe Felipe Massa kanë bërë paqe pas përfundimit të garës së fundit të botërorit të Formulës 1, të dielën në Brazil.

Pilotët e McLaren dhe Ferrari kanë pasur shumë “fërkime” në pistë gjatë këtij viti duke shkaktuar 6 aksidente mes tyre, në shumicën e rasteve me shkaktar pilotin britanik. Gjithsesi Massa është ai që u penalizua nga komisarët e pistës në Cmimin e Madh të Indisë.

Kur dukej se pushimet dimërore këta pilotë do t’i kalonin në armiqësi me njëri-tjetrin, Hamilton ishte ai që iu afrua bokseve të Ferrarit dhe përqafoi kolegun brazilian.

Të dy ishin të buzëqeshur dhe Hamilton u shpreh kështu për mediat britanike të pranishme në pistë: “Kam shumë respekt për Massa-n dhe po pres me padurim që ta sfidoj sërish në pistë vitin që vjen.”

Nga ana e tij, Massa theksoi: “Mu bë qejfi që Hamilton erdhi të më takonte. Ishte një gjest i bukur.”

Edhe në Brazil ekzistonte mundësia e një tjetër dueli të ashpër mes këtyre dy pilotëve kur për disa xhiro me radhë Hamilton po tentonte të parakalonte pilotin e Ferrarit, por gjithçka përfundoi kur makina McLaren pati probleme me kutinë e marsheve dhe britaniku u detyrua të tërhiqej nga gara.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 F1, Veber triumfon në Brazil
Mark Veber fiton garën në Cmimin e Madh të Brazilit. Ai është ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Sebastian Fetel që është edhe Kampioni i Botës për këtë sezon. Pas tyre është renditur britaniku, Xhenson Buton dhe spanjolli Fernando Alonso. F1, Montezemolo: Alonso, më i miri në botë
Botërori i Formulës 1 është në prag të përfundimit dhe tek Ferrari po shtohen zërat për një zëvendësues të mundshëm të pilotit Felipe Massa, duke marrë parasysh paraqitjet e tij të dobëta gjatë këtij sezoni. F1, Kubica nuk kthehet në 2012
Robert Kubica nuk do të jetë i pranishëm në radhën e nisjes në garën e parë të sezonit 2012 të Formulës 1. Buemi dhe Schumacher, pilotët që parakalojnë më shumë
Sipas një raporti të publikuar nga skuderia Mercedes, zvicerani Sebastian Buemi (Toro Rosso) dhe Michael Schumacher (Mercedes GP) kryesojnë renditjen e pilotëve që kanë parakaluar më shumë gjatë këtij sezoni të Formulës 1. F1, 100 gara me Ferrarin për brazilianin Massa
“Nuk ishte një sezon i mirë për ne dhe shpresoj që në vitin 2012 gjithçka të jetë ndryshe.”

Lajmet kryesore

Presidenti uron shqiptarët për Pavarësinë
Topi në Vlorë: Nderim për Atin e Kombit, Ismail Qemalin
Të ndarë për festat
Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit
Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Aksidentet rrugore, dy viktima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›